GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Argita Malltezi: Shkeljet e SPAK në çështjen e Jamarbrit e Berishës

21:35 - 30/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Argita Malltezi: Shkeljet e SPAK në çështjen e Jamarbrit e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Argita Malltezi (Berisha) tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story” se çështja e hetimit të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe arrestimi i Jamarbër Malltezit është e zhveshur totalisht nga materia dhe gjithçka do të zhbëhet shumë shpejt.

Ajo tha se e rëndësishme është që njeriu të ketë një llogaridhënie karshi Zotit dhe karshi ligjit.

“Sa herë e shikoj situatën e Gërdecit më dhemb zemra”, tha Argita Malltezi, teksa u pyet nga gazetari Robert Rakipllari se si ndjehej kur akuzohej babai i saj, Sali Berisha, lidhur me ngjarjet që ndodhën gjatë qeverisjes së tij.

“Shqipëria si çdo vend në tranzicion ka pasur probleme me korrupsionin, por në qeverisjen e Edi Ramës kemi një rritje të nivelit të korrupsionit krahasuar me periudhën e mëparshme.

Ku është sot Shqipëria me korrupsionin? Janë proceduar disa nga hallkat e fundit të detyrës. Ministri i Brendshëm u dënua për shpërdorim detyre, pasi kanabizoi të gjithë vendin, doli i lidhur me mafien.

Ku është inceneratori i Tiranës sot? Hetimi fillon siç duhet, nis nga Erion Veliaj dhe me rradhë të gjithë të tjerët.

Pëllumb Gjoka u arrestua para 3 muajsh dhe pronat i sekuestrohen pas 3 muajsh, ndërkohë që pronat e Jamarbër Malltezit sekuestrohen brenda 24 orësh”, tha Argita Malltezi.

Lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, Argita Malltezi tha se janë bërë 3 vjet hetime, ndërsa nuk u pyetën asnjëherë dy personat që janë vënë nën hetim, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

“E dini ju pse nuk janë marrë në pyetje? Sepse nuk kanë dashur që sqarimet apo dëshmitë e tyre të ishin atje në dosje, lidhur me procedurat dhe situatat. SPAK dhe GJKKO po përdoren si kamzhik në duart e Edi Ramës”, tha Argita Malltezi (Berisha).

Ajo tha se gjykatësja e GJKKO vendosi masat e kufizimit të lirisë pa dëgjuar asnjë argument të mbrojtjes. “Hera e parë në 30 vjet që shkelet Kushtetuta, pasi i kufizohet liria një deputeti pa marrë autorizimin nga Parlamenti”, tha Argita Malltezi.

Ajo tha se një dokument i 1946 tregon se këta ishin pronarë, pra nuk kishte si të ishin shpronësuar në 1940, sikundër pretendonte Taulant Balla me dokumentet që nxorri të kohës së Jakomonit, lidhur me pronën te ish-kompleksi Partizani.

“Ne nuk kemi marrë kurrë zyrtarisht ndonjë kallzim të Taulant Ballës , sikundër kurrë nuk morëm dosjen lidhur me arrestimin e Jamarbrit. Ai është në burg, dosjen s’na i japin. Nuk kemi asnjë problem me hetimin”, tha Argita Malltezi, duke theksuar se ky ishte një sulm politik. AJo akuzoi SPAK për mashtrim kur akuzon Malltezin se u bë pronar i madh kur kishte vetëm 113 metra.

 

Etiketa: akuzaArgitaKryesore1Malltezi

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Beqiraj kundër shfaqjes së forcës në Kuvend: Disavantazh për opozitën

Beqiraj kundër shfaqjes së forcës në Kuvend: Disavantazh për opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com