GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestohet në Kosovë, baroni shqiptar i drogës (EMRI)

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestohet në Kosovë, baroni shqiptar i drogës (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Çela i cili njihet si baroni i Fushë-Kuqes është arrestuar në Kosovë.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.

Rreth dy muaj më parë, Policia dhe SPAK zhvilluan një operacion në disa qytete, ndërsa rrethoi edhe banesën e atij që njihej si “baroni” i drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.

Ky i fundit, një ish-punonjës policie, është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Në operacionin e dy muajve më parë, SPAK arrestoi shefin e Komisariatit Dritan Metaj, ndërsa në kërkim u shpallën Gëzim Çela, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë dhe Roland Guza, banues në Durrës.

Aksionet u zhvilluan në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin.

Kush është Gëzim Çela?

Ai dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë. Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa.

Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.

Etiketa: Artan SantodrogaGezim CelakokainaKryesore1

Lajme të lidhura

Skandali që po mbahet i fshehtë!  Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)
Aktualitet

Skandali që po mbahet i fshehtë! Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

10:30 - 19/05/26
Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet
Aktualitet

Meta: Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet

09:47 - 19/05/26
Epidemiologu publikon studimin: Variantet e reja të Covid nuk rrisin rrezikun e infektimeve
Aktualitet

Alimehmeti: Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë

09:16 - 19/05/26
Para
Kultivim dhe trafik kanabisi, burg për tetë shqiptarët në Uells

Kultivim dhe trafik kanabisi, burg për tetë shqiptarët në Uells

Discussion about this post

TË FUNDIT

Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror
Sport

Duka: Mbyllëm një cikël me Sylvinhon, me Maran synojmë kualifikimin në “Euro2028” dhe për herë të parë në Botëror

11:00 - 19/05/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka  prezantuar trajnerin e ri të Kombëtares Kuqezi, Rolando Maran. Në fjalën...

Lexo më shumë
“Jam për skuadër agresive”, Rolando Maran flet si trajner i Kombëtares: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë

“Jam për skuadër agresive”, Rolando Maran flet si trajner i Kombëtares: Krenarinë tuaj për Kombëtaren dua ta transferoj në fushë

10:47 - 19/05/26
Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë

Sylvinho i jep lamtumirën Shqipërisë: Bëmë një pune shumë të mirë! Faleminderit tifozëve, shpirti mos të mungojë kurrë

10:40 - 19/05/26
Skandali që po mbahet i fshehtë!  Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

Skandali që po mbahet i fshehtë! Kreu i PS, Hodjan Selmani dhe miqtë e tij dhunojnë dy police në Këlcyrë (Emrat)

10:30 - 19/05/26
Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve

10:05 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com