GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Arsenali gati të përfitojë nga kalendari i ngjeshur i rivalëve

13:08 - 10/04/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Arsenali gati të përfitojë nga kalendari i ngjeshur i rivalëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arsenali nuk mori më shumë se një pikë në “Anfield”, duke barazuar 2-2 në duelin e javës së 30-të ndaj Liverpoolit. Pavarësisht se “The Gunners” ishin në avantazhin e dy golave pas gjysmë ore lojë. Skuadra e Mikel Arteta kryeson kampionatin me 73 pikë, ndjekur nga Manchester City (67).

Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolës ka luajtur një takim më pak. Një panoramë e tillë premton një garë të ethshme në javët e mbetura. City ka mundësinë të ngushtojë diferencën e pikëve nëse fiton ndeshjen e prapambetur. Pas dy javësh, në “Etihad”, Arsenali do të ketë provën më të vështirë në këtë sezon.

Skuadra londineze synon të rikthehet te titulli pas 19 vitesh, por duhet t’i bëjë mirë llogaritë me një skuadër si Manchester City, që në vitet e fundit ka dominuar në shumë drejtime futbollin anglez.

Kryeqytetasit u ndalën pas 7 fitoresh radhazi. Para takimit me kampionët në fuqi, Arteta dhe banda e tij  do të kenë derbin përballë West Ham si dhe duelin Southampton, skuadër e vendit të fundit por shumë e rrezikshme dhe aspak për tu nëvlerësuar.

Në krahun tjetër, “Qytetarëve” do u duhet një impenjim i dyfishtë, pasi do të kenë dy takime me Bayern Munchen për Champions League. Një sfidë në kampionat me Leicester City dhe përballjen e FA Cup me Sheffield United. Në këtë prizëm, Arsenali duket më i favorizuar.

Megjithatë, në anën tjetër skuadra e Artetës në javët e mbetura krahas sfidës me City në transfertë, do të udhëtojë edhe në fushën e Newcastle, forca e tretë e kampionatit. Në ndeshjen e fazës së parë që u luajt në mesin e shkurtit, Manchester City fitoi 1-3 në shtëpinë e Arsenalit, duke treguar forcën ndaj kryesuesve.

Sezonin e shkuar, titulli kampion u vulos vetëm në javën e fundit. City triumfoi në garën me Liverpoolin, por pritshmëritë në këtë edicion janë akoma dhe më të mëdha. Arsenali dëshiron të zbresë nga froni Man City. Në 8 javët që kanë mbetur, spektakli duket i garantuar.

Shifrat e kanë të vështirë të cilësojnë se kush do të jetë skuadra që në fundin e muajit maj do të ngrejë lart trofeun e Premier League.

Etiketa: Arsenalman cityPremier LeagueSport

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Premtimi i Berishës: Do anuloj prishjen e ndërtesave 50 vjeçare

Premtimi i Berishës: Do anuloj prishjen e ndërtesave 50 vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Lexo më shumë
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com