GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atentati i dështuar në Elbasan, dëshmia e autorit: E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Atentati i dështuar në Elbasan, dëshmia e autorit: E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite më parë”. Kjo mësohet të jetë deklarata që Poli Boriçi, 52-vjeçari i arrestuar për atentatin e dështuar në Elbasan, ka dhënë përpara hetuesve.

Sipas dëshmisë së tij, sulmi ndaj 50-vjeçarit Ermir Kërtezi lidhet me një konflikt të vjetër mes dy familjeve.

Boriçi ka pretenduar se Kërtezi kishte plagosur vëllain e tij rreth 15 vite më parë dhe se pasojat e asaj ngjarjeje kishin qenë të rënda, deri në paralizimin e tij.

Ky version pritet të jetë pjesë e hetimeve për zbardhjen e plotë të motivit të atentatit, ndërsa organi i akuzës po verifikon rrethanat e konfliktit të hershëm dhe nëse ai ka qenë realisht shkaku që e ka shtyrë 52-vjeçarin drejt sulmit.

Por përballë deklarimit të autorit të dyshuar qëndron versioni i vetë shënjestrës, Ermir Kërtezit. 50-vjeçari ka deklaruar se marrëdhëniet mes tyre ishin normalizuar prej vitesh dhe se dy familjet banonin pranë njëra-tjetrës, pa pasur konflikte gjatë rreth 15 viteve të fundit.

Pavarësisht pretendimit për një konflikt të hershëm, hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes, motivin dhe mënyrën se si është organizuar tentativa e sulmit.

Boriçi u arrestua pas reagimit të shpejtë të Policisë, ndërsa ngjarja tronditi Elbasanin pasi 50-vjeçari Kërtezi u vu në shënjestër në një atentat që fatmirësisht nuk përfundoi me viktima.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

Etiketa: Atentatidëshmia autoritElbasan

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Arsenal-Mançester Siti, përballje kampionësh për trofeun e parë të sezonit në Angli

Arsenal-Mançester Siti, përballje kampionësh për trofeun e parë të sezonit në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26

Rasti i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e shohin...

Lexo më shumë
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

Stadiumi i San Marinos do ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë blejnë biletat e vendësve

15:16 - 29/09/26
Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57 vjeçari

15:04 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com