GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Atentati ndaj Trump, dëshmitari: Njoftuam policinë për qitësin, por çuditërisht askush nuk veproi

10:22 - 14/07/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati ndaj Trump, dëshmitari: Njoftuam policinë për qitësin, por çuditërisht askush nuk veproi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një i ri i cili ishte i pranishëm në takimin që po zhvillonte kandidati republikan Donald Trump, ka zbuluar për median se ai kishte paralajmëruar policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret për një person të armatosur në një çati aty pranë, vetëm disa minuta para ish presidenti të qëllohej.

Dëshmitari, i njohur si Greg, tha për BBC-në se pa vrasësin të ngjitej në çatinë e një ndërtese në Butler, Pensilvani dhe u habit nga mungesa e veprimit nga oficerët.

“Po mendoja, pse Trump po fliste ende, pse nuk e  kanë larguar nga skena? Më pas, u dëgjuan 5 të shtëna.”

Madje, zyrtarët policorë kanë konfirmuar se nuk e kanë vënë re praninë e të dyshuarit në çati. Oficerët më pas u ngjitën në çatinë ku ndodhej personi i armatosur.

Dëshmitari, i cili është një mbështetës i Trump, tha për BBC-së se si e pa personin e armatosur duke u përgatitur për të qëlluar ndaj kandidatit për president.

Mbështetësit e tjerë gjithashtu e panë atë në çati për tre ose katër minuta pa u ndërmarrë asnjë veprim nga agjentët, tha ai.

“Ne vumë re një djalë në çatinë e ndërtesës pak metra larg nesh. Ai kishte një pushkë, ne mund të shihnim qartë se kishte një pushkë”.

Kur u pyet nëse ishte i sigurt se të shtënat erdhën nga njeriu në çati, mbështetësi i Trump u përgjigj: ‘100%, 100%.

Pak çaste më vonë, agjentët e Shërbimit Sekret u dëgjuan duke bërtitur ‘qitësi u rrëzua’. Agjencia konfirmoi se ngjarja po hetohet si tentativë për vrasje.

Dëshmitari tha se agjentët ndoshta nuk mund ta shihnin sulmuesin, pasi forma e çatisë mund të kishte penguar shikimin e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Etiketa: deshmitareTrump

Lajme të lidhura

Ktheu dhomën e hotelit në bazë droge, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Itali
Aktualitet

Sherr mes grupeve të drogës në Itali, plagoset rëndë me thikë 30-vjeçari shqiptar

11:30 - 03/03/26
Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake
Botë

Irani sulmon me dron hotelin në Bahrein, “Washington Post”: Si sulmet te Kullat Binjake

20:15 - 02/03/26
Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike
Botë

Qiproja vendi i parë i BE-së që shënjestrohet nga Irani, sulm ndaj bazës britanike

16:39 - 02/03/26
Para
Plagosi 60-vjeçarin në Karaburun, policia arreston drejtuesin e gomones (Emri)

Plagosi 60-vjeçarin në Karaburun, policia arreston drejtuesin e gomones (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja e “Sterilizimit”/ SPAK kërkon që Ilir Beqaj të gjykohet veçmas nga 8 të akuzuarit e tjerë
Aktualitet

‘Sterilizimi’/ Beqaj: Akuza e re nuk më është komunikuar, kërkoj të dëgjohet audioja në sallë

15:25 - 03/03/26

Ish-ministri Ilir Beqaj në gjykatë deklaroi se ende nuk i është komunikuar akuza e re, as me shkrim dhe as...

Lexo më shumë
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin

Tabaku: Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

14:55 - 03/03/26
A duhet të jetë Berisha kandidati i opozitës për kryeministër? Salianji: E vendos ai vetë

‘Janë lodhur nga fitoret’, Salianji ironizon Berishën për protestën: Dolëm xhiro nga Blloku se ishte e shtunë!

14:45 - 03/03/26
Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

Ura e Mirakës rrezikon shembjen, shkak gërmimet pa kriter të lumit Shkumbin

14:30 - 03/03/26
“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë

“Oktapodi” Bozhaj zgjatet në Patos/ Duro që e ka gruan në kërkim për korrupsion, i firmos 400 MLN lekë pa garë

14:20 - 03/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com