GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Babai gërmon për të birin, shteti gërmon për vota!

në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Babai gërmon për të birin, shteti gërmon për vota!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një baba me lopatë që kërkon të birin dhe një kryeministër me Lamborghini. Në Bulqizë, një baba i ngjitet malit me lopatë në dorë. Jo për krom. Për djalin. Për të birin, Ardit Beshirin, 27 vjeç. E zuri masivi i kromit. E përpiu mali. Në galeritë ilegale që nuk mbyllen kurrë, sepse Shqipëria ka një sport kombëtar më të rrezikshëm se futbolli: minierën pa shtet dhe shtetin pa ndërgjegje.

Ka dy ditë që ky baba po rrotullon dheun vetë. I vetëm. Nuk ka as emergjencë, as shtet, as ndihmë, as lot, as njeri. Sepse të dielën ka zgjedhje. Dhe në Shqipëri, zgjedhjet janë më të shenjta se jeta.
Ndërkohë në Dibër, vetëm pak kilometra më tej, Edi Rama tallet. Po, tallet. U thotë njerëzve:
“Do ju shtroj rrugën, por vetëm nëse Noizy vjen me Lamborghini dhe mban koncert në fshat.”

Po çfarë është kjo, stand-up comedy me buxhet shteti? A ka më budallallëk politik se të përqeshësh një qark të tërë që derdh kockat në galeri, ndërkohë që u premton rrugë në këmbim të një koncerti me fenerë dhe fuqi zëri?
Pak orë pasi Rama flet për Lamborghini, një baba po gërmon tokën që i gëlltiti të birin. Jo për të bërë TikTok, por për t’i gjetur trupin. Për t’i gjetur pak paqe. Për t’i gjetur një varr.

Po ku janë ministrat, ku janë Emergjenca Civile, zjarrfikësit, ushtria? Askund. Se janë të gjithë në “turne” zgjedhor, duke premtuar kanalizime, teatro, rrugë, ndoshta dhe ndonjë pistë për helikopterin e Noizyt.
Kemi mbetur në një vend ku për një të vdekur duhet të jesh i fortë politikisht që të të gërmojnë, përndryshe e bën vetë. Ndërsa për një concert show, shtrohen rrugë.

Kjo nuk është qeverisje. Kjo është amoralitet i institucionalizuar. Në këtë Shqipëri, nuk vlen të jesh i ndershëm, punëtor, a prind që qan birin. Vlen të jesh artist me followers, oligark me para, ose politikan me mikrofon.
Ardit Beshiri është viktimë. Viktimë i një sistemi që nuk sheh, nuk dëgjon, dhe mbi të gjitha, nuk turpërohet. Dhe babai i tij është heroi që Shqipëria e vërtetë nuk do ta shpërblejë kurrë — se në këtë vend nuk nderohet sakrifica, por spektakli.
Ndaj, kur të shkoni në votime të dielën, mos harroni: Diku në Bulqizë, një baba ka dy ditë që kërkon një trup. Ndërsa diku tjetër, një kryeministër tallet me Lamborghinin e Noizyt.

Etiketa: babaie zuri masivi dheutironi fatiKryesore1Ramatragjedivota

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

‘Giro d’Italia’ vjen në Shqipëri për herë të parë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com