GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Minatori emigrant përplaset me Ballën te Samiti i Diasporës: Këtë vend nuk e ndërtoni ju, por diaspora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër përplasje ka ndodhur në samitin e Diasporës që po mbahet sot në Tiranë. Në një prej paneleve ditën e sotme, një minator nga Bulqiza në emigim është përplasur me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla.

Minatori në këtë takim ka ngritur shqetësimin për pjesën e pronave dhe ligjin numër 7501. Ndërkohë që Balla ka theksuar se Paketa e Maleve është krijuar në mënyrë që pronarët e tokave të gjyshërve të tyre të shpëtojnë nga ky ligj.

Minatori ne fjalën e vetë ngriti dhe një shqetësim tjetër, që është për statusin e minatorit, që nuk po krijohet nga qeveria. Ndërkohë që shumë herë, emigrantit tentuan që t’i merrnin fjalën dhe ti mbyllnin mikrofonin.

Debati:

Minatori: Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa  të theksuara nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë. Unë jam i ligjit, jam dakord me ligjet e shtetit.

Balla: Paketa e maleve është për të të shpëtuar nga kjo pjesa e 7501

Minatori: Prit se nuk më shpëton dot, sepse unë nuk shkoj në Korab të ndërtoj, por të toka e plakut tim

Balla: Po aty pra

Minatori: Nuk ma jep komuna i kam bërë kërkesë ka 10 vjet. Kam shkuar tek noteri…

Balla: Nuk ke punë fare tek noteri, shkoni te noteri që tu marrë ndonjë lekë. A do përgjigjen?

Minatori: Do të jap këtë mendim unë ty, duhet një iniciativë…

Balla: Nuk është kohë për mendim, është kohë për përgjigje. Nëse ke në plan të bësh një gjë te toka e gjyshi

Minatori: Nuk do e bëj unë, do ta bëjë djali. Se unë ndërtues në Itali, kam mbaruar

Balla: Shumë mirë atë tokë që ta ka lënë gjyshi, bëj kërkesë në Këshillin Bashkiak, dhe këshilli brenda 30 ditëve do ta miratojë tokën. Mos shko tek noteri. Shko te këshilli bashkiak

Minatori: Dhjetë herë e kam bërë kërkesën

Balla: Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë.

Minatori: E dyta, unë kam punuar në minierën e  Bulqizës. Nuk u miratua ligji për statusin e minatorit, Është premtuar që në 2013. E kemi përgëzuar dhe e kemi votuar, se Bulqiza ka qene e djathtë. I dhamë votën akoma asgjë. Më e keqja, një deputet i krahasoi minatorët me balerinat e operës, një fyerje e rëndë. Unë shpresoj që këtë mandat do ta jepni statusin, përndryshe…Unë kam ardhur, kam harxhuar lekët. Mos bej debat me ne diasporën, kur të shkosh në televizor bëj debat, jo me ne. Kemi kontribuar për këtë vend.

Moderatori i panelit: Shqetësimi nuk është për te ky panel

Minatori: Nga parlamenti duhen nisma ligjore për ta ndihmuar diasporën nëse keni ndermët ta ndërtoni vendin, sepse nuk e ndërtoni ju por e ndërton diaspora

Etiketa: ballaemigrant

Lajme të lidhura

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Para
Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

Berisha: Shumë shpejt ‘binomi i hajdutëve’ do marrin ndëshkimin që meritojnë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com