GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Ballkani i hapur’, një ‘mort’ i gëzueshëm, falë Kosovës

në Aktualitet, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër mbahet konferenca e radhës e “Open Balkan”, i pranishëm edhe Escobar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

Edi Rama pranoi dje se “Open Balkan” dështoi e, se tashmë është “Procesi i Berlinit” projekti i vetëm që do të udhëheqë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

I krijuar nga “hiçi” 5 vjet pas nismës personale të Angela Merkel “Procesi i Berlinit”, të gjithëpranuar nga vendet e rajonit, “Open Balkan” mbeti një nismë e cunguar që e refuzuan Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.

Arsyet dhe nevoja për krijimin e kësaj nisme paralele mbetën të paqarta, duke qenë se objektivat dhe aspiratat e saj ishin të njëjtat me ato të shpallura nga “Procesi i Berlinit”.

Analistët që vëzhgonin zhvillimet e rajonit, në përpjekje për të listuar ndryshimet mes dy nismave, nuk gjenin argument tjetër përveçse interpretimit se “Procesi i Berlinit” është një lëvizje “nga lart – poshtë” duke nënkuptuar drejtimin e saj personalisht nga kancelarja Merkel, ndërsa “Open Balkan” një lëvizje “nga poshtë – lart” duke e prezantuar si “dëshirë e vullnet personal për bashkëpunim, të vetë liderëve të rajonit”.

Por faktet treguan se nuk ishte aspak kështu.

Në thelb, veçanërisht për shkak të refuzimit të Kosovës, “Open Balkan” mbeti një “tango dyshe” mes Vuçiç dhe Ramës me pjesëmarrjen e herë pas hershme të Maqedonisë së Veriut, por gjithmonë nën prezencën e Aleks Soros.

Megjithëse nën logon e kësaj nisme u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi ekonomik, “Open Balkan” do të mbahet mend për “negociatat” krejt personale dhe pa asnjë tagër të protagonistëve të tij, për të ndarë territorin e Kosovës përmes ndryshimit të kufijve.

Që nga viti 2019 kur lindi nga “hiçi”, e deri sot që u shpall “e vdekur”, nisma e “Open Balkan” i shërbeu veç nevojave të luftës së brendëshme politike të Vuçiç dhe Ramës, sipas rastit, me deklarata a gjeste “dashurie mes evropianistësh” ose “konflikti mes nacionalistësh”…

Në të gjitha rastet ama, në funksion të një konstanteje: duke e rrethuar me armiqësi Kosovën e duke e përçmuar si një realitet që nuk ekziston.

“Procesi i Berlinit”, megjithëse projekti i vetëm në tavolinë, do ketë të detyrueshëm bashkëpunimin me të njëjtët protagonistë, të “Open Balkan”, fatkeqësisht sundimtarë në Beograd e Prishtinë, kësisoj ka përballë të njëjtat rreziqe për “vdekje të parakohëshme”.

Që të mos ketë fundin e “Open Balcan” duhet të rikthehet aty ku nisi në 2014-2015 me 6 pikat e shpallura nga kancelarja Merkel në Beograd e të rikonfirmuara në shtator 2021 kur tha se nuk ka antarësim të Serbisë në Evropë pa zgjidhur më parë problemet me Kosovën.

Paqtim jashtë vullnetit të viktimës nuk mund të ketë, e kësisoj edhe rruga drejt paqes kalon nga Prishtina.

Nëse dikush do shkruante “nekrologjinë” e “Open Balkan”, në fund do shkruante se “shkaku i vdekjes” ishte pikërisht indiferenca e Kosovës për të, dhe se as miliardat e Soros nuk e mbajtën dot në jetë…

Këtë “mort” të gëzueshëm, ia kemi borxh Prishtinës, ku ndryshe nga Beogradi dhe Tirana, liria është ende gjallë, anipse ka bërë folenë në një shtet të ri e fare të brishtë.

Etiketa: Kosovaopen balkanRamaStrazimiri

Lajme të lidhura

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë
Aktualitet

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Para
Arrestohet 24-vjeçari në Korçë, në kërkim për trafik droge

Kërcënoi me sopatë kunatën, procedohet nga policia/ Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26

Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, me origjinë nga Vlora, si të dyshuar për grabitjen e një...

Lexo më shumë
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com