GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bashkëpunëtor i Ramës, ish-zyrtari i FBI-së në telashe, vihet në hetim për lidhjet me Rusinë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëpunëtor i Ramës, ish-zyrtari i FBI-së në telashe, vihet në hetim për lidhjet me Rusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-agjent i nivelit të lartë në FBI është vënë nën hetim nga prokurorët federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja.

McGonigal ishte i afërt me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas një email-i të rishikuar nga “Insider”-i, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të email-it të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një firme amerikane që kryeministri po mendonte të angazhonte për nismën kundër korrupsionit. Në fund, FBI-ja nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë. Një përfaqësues i qeverisë shqiptare tha se marrëdhënia e kryeministrit Rama me McGonigal ishte miqësore, tërësisht private pa interes publik.

Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të Gjykatës, avokatët amerikanë kanë mbledhur të dhëna për të shqyrtuar sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në Neë York City. Një dokument i siguruar nga “Insider”–i zbuloi se hetuesit po shqyrtonin marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të lartë të Oleg Deripaska, oligarku miliarder rus, i cili ishte në qendër të akuzave për bashkëpunimin e Rusisë me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.

Thirrja e lëshuar në muajin nëntor kërkon të dhëna në lidhje me McGonigal dhe një firmë të dyshimtë konsulente të quajtur “Spectrum Risk Solutions”. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov tha se McGonigal e kishte ndihmuar të lehtësonte hyrjen në vend përmes “Spectrum” dhe ndihmësit të Deripaskas. Në dosje thuhet se McGonigal ndihmoi në prezantimin e ndihmësit me Kobre dhe Kim një firmë ligjore në Nju Jork që është e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen me dyshimin për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.

Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i Ministrisë së Jashtme sovjetike dhe ish-shefi i Shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara dhe raportoi se kishte marrë 33 mijë dollarë për referimet. Edhe pse nuk është e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës, moszbulimi i aktiviteteve të mbuluara nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet me gjobë 250,000 dollarë dhe deri në pesë vjet burg. Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018 si agjent i Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.

“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën, kjo më duket si e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, thotë Tim Ëeiner, autori i “Armiqtë, historia e FBI”. Hetimi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension të tij në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e “ËikiLeaks” ndaj “Chelsea Manning”, arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger, për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar dhe drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s.

Në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik, McGonigal po shërbente si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington. Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që e mësoi, duke iniciuar hetimin e njohur si operacioni “Crossfire Hurricane”. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e prezantoi atë për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork. Prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, apo dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

 

Lajme të lidhura

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja
Breaking Views

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve
Aktualitet

Kuvendi i Shqipërisë dënon vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK: Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve

15:49 - 17/09/26
Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve
Aktualitet

Audio-përgjimet për Ron Yeffet/ Këlliçi në Kuvend: Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e armëve

15:36 - 17/09/26
Para
Dukati “nën pushtetin” e flakëve, zjarri rrezikon banesat

Dukati “nën pushtetin” e flakëve, zjarri rrezikon banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve
Sport

Komisioni i Disiplinës pezullon dy drejtorë klubesh dhe një furbollist, gjoba për sjelljen e tifozëve

18:01 - 17/09/26

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk është kursyer në sanksionet e dhëna këtë të enjte për ngjarjet...

Lexo më shumë
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rama bllokoi pagat/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Po anashkalohet Kushtetuesja

17:40 - 17/09/26
Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

Kanadaja anëtarësohet në BE/ Mark Carney në Parlamentin Evropian: Pranojmë ftesën për anëtar “i asociuar”

17:01 - 17/09/26
Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

Velipojë/ Pësoi arrest kardiak ndërsa lahej në det, mbytet pushuesi nga Kosova

16:38 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com