GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit

08:24 - 29/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
BE nuk jep më garanci për anëtarësimin e Ballkanit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm.

Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës – që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Sipas një draft-deklarate të datës 11 shtator dhe të parë nga agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të përsërisë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë, për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Por, kjo draft-deklaratë ka kaluar në së paku dy raunde bisedimesh pa marrëveshje, thanë diplomatët.

Reuters shkruan se ky mospajtim në BE “përkon me shpërthimin e tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi”.

Kriza atje ka nisur më 20 shtator, për shkak të disa masave të reciprocitetit që Kosova i ka vënë Serbisë.

Në një samit të mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së”, kanë thënë ato.

Që atëherë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së këtyre negociatave, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./REL

Etiketa: BEGaranciintegrim

Lajme të lidhura

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
Botë

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

19:59 - 23/03/26
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë
Botë

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë

19:29 - 23/03/26
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu
Botë

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt”, Trump: Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu

16:58 - 23/03/26
Para
“U bë përpjekje e madhe për Sandër Lleshajn”, Berisha zbulon se kë donte SHBA si president

Vrasja e efektivit, ish ministri i Brendshëm: Ngjarja më e rëndë se e Klodian Rashës, duhet protestë

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com