GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bëjnë teatër”, Alizoti: Rama e Basha duhet të ishin në Kuvend

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëjnë teatër”, Alizoti: Rama e Basha duhet të ishin në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë seancës për projekt-buxhetin 2022, deputeti i PD, Tomor Alizoti ishte i vetmi nga parlamentarët që kritikoi mungesën e kryeministrit Edi Rama, dhe liderit të opozitës Lulzim Basha në sallë, ndërsa diskutohej për buxhetin.

Deputeti e konsideroi si teatër debatin mes dy liderëve, ndërsa tha me bindje se në parlament ka injorancë dhe banalitet.

“Në këtë Kuvend nuk ka fjalime politike por teatër. Buxheti është më i rëndësishëm dhe kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte edhe kryetari i opozitës. Qeveria është gjysmake. Koha zgjatet ndërmjet dy figurave të rëndësishme që është e gjitha teatër, kush është figura më e mirë dhe kush bën teatër. Shoqëria shqiptare ka pasur një popull të varfër, por sot ka një elitë shumë më të pasur, që sfidon atë të botës. E pasur pa ditur gjë, pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në Parlament, mos e merrni për arrogancë, prandaj politika shqiptare është linçim”, tha Alizoti.

Ndër të tjera, Alizoti kritikoi hartimin e buxhetit dhe mungesën e shumicës së deputetëve në parlament, në këtë seancë kaq të rëndësishme.

“Parlamentarizmi ka vdekur kur listat për deputetë i bën kryetari i partisë. Dhe kur vjen këtu s’ke ça thua. Ky është një realitet i hidhur. Do vijë ai më vonë, Kanti. Ai di vetëm gallatë. Meqë jemi pak veta këtu dhe s’dëgjon njeri kjo është fatkeqësia e popullit shqiptar. Shpresoj  që ata njerëz që na shohin të revoltohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre sepse politika e jashtme, Serbia një nga vendet më agresore të Ballkanit dhe aleati ynë do të shkojë në detin kinez. Aleati ynë do të largohet nga Ballkani. Ne duhet të mendojmë për një ekonomi cilësore, mbrojtje cilësore. Vepra e këtij parlamenti është banaliteti. Pjesa e madhe nuk janë prezentë për buxhetin dhe ka fjalime votojeni këtë buxhet. Çfarë strategjia ekonomike keni  për zhvillimin ekonomik si të majtë? Politika në të gjithë botën bazohet në ekonomi. Ju çfarë teze keni? PPP janë të majta? Nuk janë”, deklaroi ai.

Diskutimet në seancën maratonë ditën e djeshme u mbyllën pas gati 11 orësh, ndërsa po vijojnë edhe ditën e sotme, ku në përfundim pritet miratimi i projekt-buxhetit në masën 537 miliardë lekë. 

Etiketa: kuvendtEATER

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
Konfindustria, thirrje qeverisë: Të shtyhen konsultimet për paketën fiskale

Konfindustria, thirrje qeverisë: Të shtyhen konsultimet për paketën fiskale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash
moti

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26

Moti këtë të martë, 6 tetor 2026, parashikohet të jetë kryesisht i qëndrueshëm në Tiranë dhe në pjesën më të...

Lexo më shumë
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com