GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha-mazhorancës: Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-mazhorancës: Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur,  jeni të gjithë në dorë të Belindës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë në lidhje me politikat fiskale për karburantet, duke i cilësuar ato si “absurde” dhe “cinike” ndaj qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër propozimin për të ulur akcizën vetëm kur çmimi i naftës të kalojë nivelin 220 lekë për litër, duke e quajtur një masë të pamjaftueshme dhe fyese për fermerët, që sipas kryedemokratit janë “më të varfrit e Evropës”.

Berisha tha se qeveria ka braktisur sektorin bujqësor duke hequr subvencionin për naftën në kulmin e krizës së çmimeve.

Teksa bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me vendet e rajonit dhe Evropës, Berisha theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 2.2 euro për litër, më shtrenjtë se në Gjermani ku ishte 2 euro, pavarësisht se pagat në Gjermani janë deri në tetë herë më të larta. “Kjo është politikë shpopullimi, është politikë anti-shqiptare,” deklaroi kryetari i PD, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të qytetarëve përmes taksave të larta, të cilat i cilësoi si më të lartat në botë.

Berisha nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kryeministrit, ku tha se ky i fundit “është i tmerruar” dhe nuk guxon të paraqitet në seancat parlamentare për t’u përballur me opozitën.

Gjithashtu Berisha e zhvendosi fokusin te çështjet e integrimit evropian, duke akuzuar  mazhorancën se po injoron qëllimisht raportin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Duke iu referuar votimit për ministren Belinda Balluku, Berisha u shpreh se me atë “votë krimi”, mazhoranca i ka “futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve”.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj të vërtetë, zonja drejtuese e seancës. Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30, 40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkën e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që tani e ka kapur tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s’vjen në parlament fare, se ka frikë, edhe ty, të ka frikë tani.

Që është i tmerruar dhe që s’di ç’bën. Pra, vini këtu… ç’ka kaq të turpshëm? Po uli marzhin se kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës. Kjo është politikë shpopullimi. Është politikë çupëviçi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 1000 lekë naftën, me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë? Ky hajduti në Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.

A doni t’ua lexoj? Një, prisni të nxjerr një tabelë këtu. Në Gjermani, dje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Pardje, më falni, pardje. Pardje. Rrogat në Gjermani gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merrni, sa u merrni qytetarëve me TVSH-në e naftës me 220 ALL litri? A e dini apo jo? Dhjetëra milionë euro. Inkasuat ju për rritjen… rri ti, mos u, mos u përziej.

Se më mirë, më mirë mos flisni të paktën. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s’keni pse e mbroni ju atë more. Nuk keni pse e mbroni ju atë. Nuk guxon. Refuzon çdo interpelancë. Tani zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është diskutimi i këtyre problemeve dhe injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Lexojeni mirë atë raport dhe del secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun, i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve.

Mediat informojnë se janë bërë mbi 300 ndërhyrje…Nis dhe mbaron sikur ta kishte shkruar opozita, dhe me denoncimet e saj të vërteta. E patë çfarë thuhet për Ballukut që e mbrojtët politikisht imunitetin e saj. E lexuat o ‘lubistë’. Vjedhjet e ‘Lubisë’ shkatërrojnë integrimin”, tha ai.

 

Etiketa: berishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon
Breaking Views

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve
Aktualitet

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Para
“Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët

Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU
Aktualitet

Helmimi te Akademia/ Alma Tafani shet 2 mln euro “Sori-Al”, mori “çertifikatë pastërtie” nga Gjylameti e AKU

23:26 - 30/07/26

Nga Boldnews.al Pas dy episodeve të njëpasnjëshme të helmimit të studentëve të Akadamisë së Sigurisë, kompania furnizuese me ushqim, “Sori-Al” ka...

Lexo më shumë
Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

Berisha: Në SHBA do të shkoj patjetër, më njoftuan për heqjen e sanksioneve me telefon

23:10 - 30/07/26
ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

ECFA ( Kredo ) fitoi 6.3 milionë euro nga interesat e larta ndaj qytetarëve

23:09 - 30/07/26
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën: Jo shkrirjes së Bashkisë!

22:47 - 30/07/26
Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com