GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Ja 6 faktet që implikojnë Ramën në aferën e inceneratorëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nga Shkodra: Edvin, ke marrë rrugën e djallit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliajn si përgjegjësit kryesorë të aferës korruptive të inceneratorëve. Berisha renditi 6 faktet që sipas tij provojnë se përgjegjësi kryesor ligjor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.

Por në të njëjtën kohë, Berisha akuzoi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si të përfshirë me firmën e tij, në aferën e inceneratorëve.

“Franco Tossi dhe Bruno Preseci dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, kanë udhëtuar me çarter disa herë për në Tiranë dhe kanë takuar Erion Veliajn, në të gjitha rastet.

Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Problemi është se, po të pyeten ata del që Erion Velaj është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata nëse djegësi ishte i Klodian Zotos, ato do të takonin Klodianin, Ilsën apo Denisin.

Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit që po vazhdojnë”, tha Berisha

6 faktet që implikojnë Ramën

  1. Në kundërshtim flagrant me ligjin, ai sapo erdhi në pushtet, për ti hapur rrugën aferës së vjedhjes së shekullit, firmosi vetë shpalljen e emergjencës kombëtare mjedisore dhe hodhi poshtë strategjinë e krijuar së bashku me BE-në. Zëvendësoi këtë strategji me atë të trajtimit të mbetjeve me djegie.
  2. Edi Rama me firmën e tij ka miratuar në kundërshtim me ligjin, përfshirjen në buxhetin afatmesëm të djegësit të Elbasanit.
  3. Edi Rama është përgjegjës direkt për vendimin e qeverisë të datës 16 dhjetor 2016 me të cilin është vendosur financimi i kontratës antiligjore, të firmos me negociata të mbyllura, të ndaluara me ligj. Në mungesë të tij ai ka autorizuar të firmosë këtë vendim, Niko Peleshin. Por firmosja e këtij vendimi në një kohë rekord prej 12 orës janë firmos 12 akte me 17 firma nën kujdesin direkt të Edi Ramës, ndaj dhe Arben Ahmetaj thotë ‘mbreti nuk jam unë’.
  4. Edi Rama është përgjegjës direkt dhe më kryesor për vjedhjen e shekullit sepse ai ka firmosur me datën 7 dhjetor 2017, dhënien e bonusit prej 8 pikësh kompanisë ‘Integrate Energy BV SHPK’, një kompani që nuk ekzistonte dhe që ai ishte i informuar nga ministri i tij se kompania në fjalë nuk ekziston.
  5. TEC-in e ndërtuar 100% me paratë e buxhetit të shtetit në djegësin e Elbasanit ja ka dhuruar për 25 vite ndërmarrjes së tyre private ‘AlbTek’ nga e cila taksapaguesit marrin vetëm fijën koncensionare prej 2% rregull që ky zbatohet vetëm në rastin e koncesioneve që ndërtohen tërësisht nga privati.
  6. Edi Rama është përgjegjës direkt për vjedhjen e shekullit se në kundërshtim të hapur me nenin 2 të ligjit 9000, të funksionimit të Këshillit të Ministrave ai me gjithë qindra e qindra denoncimeve të aferës korruptive të shekullit në media e parlament, ai nuk ka ndërhyrë, por përkundrazi ka bërë avokatin e vendos të vjedhjes së shekullit sepse është vetë sipërmarrësi kryesor i djegësve.
Etiketa: aferaberishainceneratorRama

Lajme të lidhura

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!
Aktualitet

Qytetarët marshojnë nëpër Tiranë: Arrestoni Ballukun, arrestoni Ramën! Bashkohuni studentë, Kombi na thërret!

21:27 - 10/09/26
Para
Rikthehet Covid-19 në Fier, mes 20 të infektuarve dhe fëmijë

Rikthehet Covid-19 në Fier, mes 20 të infektuarve dhe fëmijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

Mbrëmja e së enjtes në Champions League ka dhuruar disa rezultate interesante dhe shumë gola në fazën e ligës. Në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26
UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

UEFA ndryshon rregullat e Ligës së Evropës, kampionët e shteteve marrin një avantazh të madh

22:25 - 10/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com