GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdarit do shpallet ‘President nderi i përjetshëm’

19:05 - 19/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Në Kuvendin e 11 dhjetorit, Azem Hajdarit do shpallet ‘President nderi i përjetshëm’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvendin e 11 dhjetorit që ai ka thirrur, Azem Hajdari do të shpallet ‘President nderi i përjetshëm i PD-së’.

Berisha e tha këtë gjatë foltores me demokratët e Librazhdit, ku ndër të tjera u shpreh se një nga shkaqet themelore të dështimit 8-vjeçar të kësaj force politike është largimi i PD nga shtyllat kryesore të saj.

“Kam kënaqësi t’ju informoj ju dhe të gjithë demokratët se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, tribuni i pluralizmit shqiptar, themeluesi i PD, Azem Hajdarit do shpallet President nderi i përjetshëm i kësaj partie.

Së dyti, e vërteta është se në një analizë të ftohtë një nga shkaqet themelore të dështimit tonë 8-vjeçar, pa asnjë diskutim është largimi i PD nga shtyllat kryesore të saj, ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore, familja, dinjiteti njerëzor, prona dhe interesi kombëtar” – u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu tha se në vitin 1997 Partia Demokratike mbijetoi falë të përndjekurve politikë.

“Ju me të drejtë rikujtuat 97, unë u them demokratëve se nëse PD mbijetoi në 97, mbijetoi para së gjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politik. Ata qëndruan të pamposhtur. Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre, nuk harroj qëndresën e tyre. Ata ishin të palëkundur, Ishin të pamposhtur. I pamposhtur ishte Pjetër Arbnori, Ali Spahia. Në fund të fundit ishte periudhë e vështirë, u bë gjithçka që ta asgjësonin PD. Pse? Sepse ata nuk i falnin PD rrëzimin e diktaturës” – tha Berisha.

Etiketa: Azem HajdariKuvendiPresident nderiSali Berisha

Lajme të lidhura

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit
Aktualitet

Opozita zbret sot përsëri në shesh, policia: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

10:22 - 28/02/26
Të ndryshojmë Shqipërinë, të shpëtojmë Kosovën
Aktualitet

Rama dhe Vuçiç bëhen sërish bashkë, kërkojnë ta fusin Shqipërinë dhe Serbinë dorë për dore në BE

09:37 - 28/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë
Breaking Views

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Para
Morena Taraku mbështet Fifin: Edhe artistët dinë të qajnë

Morena Taraku mbështet Fifin: Edhe artistët dinë të qajnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)
Fact-Checking & Analize

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

12:04 - 28/02/26

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thelluar ndjeshëm hetimet lidhur me dyshimet për abuzime me...

Lexo më shumë
“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

11:55 - 28/02/26
‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26
Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

Tregtonte veshje kontrabandë me logo false, arrestohet administratorja e dyqanit

11:24 - 28/02/26
Dubai/ Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Arabe

Dubai nuk mund të konsiderohet më strehë për kriminelët, 15 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë

11:20 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com