GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama, argati më i shpifur i Vuçiç. Mbështeti projektin…

18:56 - 02/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama, argati më i shpifur i Vuçiç. Mbështeti projektin…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit akuzoi Kryeministrin Edi Rama se pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur

Berisha tha se Rama është një argat i Vuçiç, që u angazhua me të gjithë potencialin për të vënë në darë Kosovën vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë.

“Nikolla Pashiq është gjithashtu kryeministri më kruel, më i pamëshirë, barbar, mizor kundër shqiptarëve. Pejës, krahinave të tjera të Kosovës gjatë luftërave Ballkanike. Pashiq është autori i krimeve më monstruoze për të cilat Trocki thotë se mbushi Vardarin me koka shqiptarësh.

Majkëll Martin gjen Edi Ramën, 100 % të krahasueshëm, sepse Edi Rama nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomnadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama pas vizitës në Beograd, në mënyrën më persistente u angazhua për realizimin e projektit të ndarjes dhe copëtimit të Kosovës. Ndaj dhe Majkëll Martin thotë se, pas Pashiqit është kryeministri më i mirë i Serbisë.

Edi Rama pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Ai vuri në darë Kosovën, vetëm e vetëm për ta nënshtruar atë në një projekt që shënonte vendosjen e hegjemonsië serbe dhe në shekullin e 21, mjerisht përsëri pas 100 vitesh në rajonin e Ballkanit. A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama”, tha Berisha.

Sipas tij, Edi Rama u vërsul me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes politike të Kosovës, shpalli skenarë imagjinarë, Donbas, republika KFOR-i dhe çdo gjë tjetër që e urdhëronte padroni i tij në Beograd, Aleksandër Vuçiç.

“I shpalli ato në një kohë antihistorike, jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë.

E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin.

Po pse të mos e quante Pashiq, Edi Ramën, zoti Martin, në një kohë kur pas sulmit terrorist në ora 11:00, Edi Rama del e kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Sergei Lavrov, atë që kërkonte Daçiçi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpërurar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe.

Atëherë a nuk është ky një turp kombëtar, të shpallet kryeministri i Shqipërisë, si Pashiqi i shekullit të 21”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1kuvendRamaVucic

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
“Mund të fitojmë Champions League”, Varane karikon tifozët e United

“Mund të fitojmë Champions League”, Varane karikon tifozët e United

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com