GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi për të ndihmuar vëllain Vuçiç

20:40 - 24/09/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi për të ndihmuar vëllain Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin e Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në një vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi këtë të martë se kryeminstri Edi Rama nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Aleksandër Vuçiç.

FJALA E BERISHES NGA PROTESTA E SOTME

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë.

Të dashur miq, Edi Rama i damkosur nga shqiptarët si hajduti më i madh jo i dekadave, por i shekujve të këtij vendi. I damkosur si një antishqiptar që nuk mendoi kurrë tjetër veçse si të largojë dhe dëbojë me një gjenocid të mirëfilltë, me kushte të kalkuluara shqiptarët nga Shqipëria.

Për të mbuluar vjedhjet e tij të qindra e qindra milionë eurove, varfërinë e frikshme në rritje të pandalshme të qytetarëve shqiptarë, rrënimin e ëndrrave të të rinjve të këtij vendi, për të ndërtuar në Shqipëri folenë e të ardhmes së tyre, për të mbuluar cinizmin ekstrem, pashpirtësinë me mashtrimin që iu bëri pensionistëve, të cilët me pensionet më të ulëta në Europë dhe ndër më të ulëta në botë, në një kohë kur blejnë në dyqane nga 10 deri në 250 përqind ushqimet më të shtrenjta krahasuar me mesataren e BE-së.

Për të mbuluar damkosjen e tij si tradhtar i kombit me qëndrimet që ka mbajtur ndaj Kosovës.

Mos harroni miq, se sot një vit kur terroristët serbë shkrehën breshëritë mbi gjoksin e dëshmorit të kombit Afrim Bunjaku, Edi Rama me mesazhin që mori nga Beogradi, nuk ngushëlloi familjen Bunjaku, por vrapoi të kërkojë konferencën ndërkombëtare me praninë ruse për të ndihmuar vëllain Vuçiç.

Sot, 40 vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, pasardhësi i Kristaq Ramës, xhelatit ateist që urdhëronte varjen në litar të Havzi Nelës, vendos të fusë duart e tij të zeza në punët e fesë, punët e Zotit.

Ky akt, i cili ka synimet më të liga, më antishqiptare, shkelmon pra parimin e sekularizmit, e unitarizmit të shtetit shqiptar.

Ky skenar erdhi nga Beogradi, erdhi nga Vuçiçi. Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimanëve shqiptarë që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti. 

Ndaj myslimanëve shqiptarë që njohin Profetin Muhamed si profetin e tyre, frymëzues përjetë. Ndaj myslimanëve shqiptarë, bashkësia e të cilëve ka merita të jashtëzakonshme në doktrinën e shqiptarësisë.

Bektashinjtë ishin rilindësit e mëdhenj, rilindësit gjenialë që shkruan dhe mrbojtën doktrinën e shqiptarësisë.

Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes se e ka për veten e tij. Se përbën një thikë pas shpine, në radhë të parë kundër bektashinjve, që janë frymëzim për atdhetarinë e tyre. Që kanë aq kontribute në identitetin tonë kombëtar.

Që kanë aq kontribute në tolerancën dhe mirëkuptimin. Për të mbuluar denoncimet e mëdha në Europë dhe në botë si kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në kontinent. Për të mbuluar serialin e dështimeve të njëpasnjëshme.

Për të gjitha këto, ai shpalosi këto ditë propozimin e një shteti të Islamit të moderuar, kryekëput një thikë e tmerrshme pas shpine për besimtarët myslimanë shqiptarë, për të gjithë besimtarët e Zotit.

Një thikë e madhe pas shpine ndaj kombit shqiptar. Një thikë e madhe pas shpine ndaj Kushtetutës dhe rendit të saj. Të dashur miq, nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, ka pasur një parim, një shtyllë kryesore mbi të cilën është ndërtuar: feja dhe shteti janë të ndara dhe të pavarura nga njëri-tjetri.

Fetë e shqiptarëve janë ushqimi shpirtëror i tyre. Janë frymëzimi hyjnor dhe shpirtëror i tyre që nuk është e vërtetë që i ka ndarë, por me harmoninë që kanë treguar me njëri-tjetrin, janë bërë shembull i ndritshëm në të gjithë botën. Por historia nuk është vetëm kjo.

Një barbar, një mizor lau në gjak krerët e besimeve fetare të Shqipërisë. Ndër to, në mënyrën më të egër dhe udhëheqësit shpirtërorë të bektashizmit shqiptar. Ky ishte Enver Hoxha, i cili nuk pranonte që në këtë tokë të kishte një Zot përveç atij, që në fakt ishte satani i shqiptarëve.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Para
(Emrat) Dy plagosje me thikë, në Vlorë dhe Sarandë/ Një 23-vjeçar dërgohet në spital

(Emrat) Dy plagosje me thikë, në Vlorë dhe Sarandë/ Një 23-vjeçar dërgohet në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com