GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha thirrje DASH: Hetoni Yuri Kim, bashkëautore në grushtin e shtetit kundër opozitës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Duhet t’u kërkojë falje demokratëve”/ Berisha flet për ambasadoren Yuri Kim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e bëra nga diplomatët e huaj se drejtësia në Shqipëri ka probleme, por reforma duhet të vazhdojë, dhe duke cituar edhe ish-ambasadoren Yuri Kim, tha se kjo e fundit është bashkëautore në grushtin e shtetit që iu bë opozitës.

Berisha i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të ndërmarrë një hetim për Yuri Kim

Po ashtu, Berisha i bëri thirrje Departamentit të Drejtësisë së SHBA të ndërpresë çdo ndihmë për struktura të inkriminuara në çdo qelizë dhe të kontrolluara fund e krye nga Edi Rama dhe krimi i organizuar në Shqipëri.

“Mua më vjen keq që ju citoni korrupto-ambasadoren Juri Kim, e cila, së pari duhet të jemi patriotë, një njeri që u serviri shqiptarëve barin si diktatori Enver hoxha, tregoi një përçmim racist ndaj qytetarëve shqiptarë.

Një njeri që quajti heronjtë e fëmijëve tanë, monstra të vërteta që nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin Konventë Europiane të të Drejtave të Njeriut, nuk njohin ligjet e vendit përveçse urdhrat e padronit të tyre, që i lëpijnë dhe këpucët dhe çizmet, nuk mund të citohet më në asnjë mënyrë.

Ajo është bashkëautore në grushtin e shtetit që iu bë opozitës shqiptare në një rast mbi baza kryekëput korruptive.

Besoj se për ju e çdo shqiptar, sot është bërë e qartë se shkaku madhor i shpalljes non-grata të Sali Berishës qëndronte në mbrojtjen nga ai të interesave kombëtare dhe denoncimit nga ai të korrupsionit të narkoqeveritarëve shqiptarë dhe diplomatëve të korruptuar ndërkombëtarë.

Besoj se finalizimi i hetimit, ku nxori si akt të korrupsionit pasiv, mercenarët e Skapit nxorën pagesat që ime bijë ka bërë për mua nga burime 100 përqind transparente dhe të deklaruara në organet shtetërore për një vakancë të përbashkët, për një ndërhyrje shëndetësore, apo huaja për një proces gjyqësor ku ajo është palë, dëshmoi fytyrën e vërtetë të mercenarëve të Skapit dhe shkallën e korrupsionit transnacional të atyre që morën pjesë në këtë akt.

Kjo drejtësi funksionon për shqiptarët dhe sot shqiptarët kanë drejtësi të munguar, dhe ajo që citoni ju, ka larë duart.

Unë i bëj thirrje me këtë rast Departamentit të Drejtësisë të SHBA të ndërmarrë një hetim për rolin e saj në këto procese.

I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë së SHBA të ndërpresë çdo ndihmë për struktura të inkriminuara në çdo qelizë dhe të kontrolluara fund e krye nga Edi Rama dhe krimi i organizuar në Shqipëri.

Këto që them unë nuk mund të vlerësohen nga ato që thotë dikush tjetër. Ju keni të drejtë të më kërkoni fakte për këto, dhe unë disponoj fakte dhe dokumente zyrtare që janë të padiskutueshme.”– deklaroi Berisha.

Etiketa: berishaKim

Lajme të lidhura

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve
Aktualitet

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26
Para
Rezultate zhgënjyese, Manchester United shkarkon Ten Hag

Rezultate zhgënjyese, Manchester United shkarkon Ten Hag

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, ka bërë një rikthim të bujshëm në futbollin aktiv në moshën 46-vjeçare. Ish-fituesi i Topit...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com