GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar

në Aktualitet, Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në zemër të Berlinit, në kinemanë historike Kino Babylon, nga 7 deri më 13 maj do të mbahet festivali “Fly Like An Eagle”, një javë e dedikuar historisë dhe transformimit të kinemasë shqiptare.

Festivali sjell në ekran klasikët e Kinostudios “Shqipëria e Re”, por edhe produksione bashkëkohore shqiptare, duke krijuar një urë mes së kaluarës dhe brezit të ri të autorëve të filmit.

Mbrëmja e parë do të zhvillohet sot, më 7 maj, në orën 19:30, me shfaqjen e filmit kult “Vdekja e Kalit”, me regji të Saimir Kumbaros dhe interpretimin e Timo Fllokos, Raimonda Bulkut dhe Niko Kanxherit. Filmi konsiderohet një nga veprat simbolike të fillimit të viteve ’90, pasi pasqyron periudhën e trazuar të tranzicionit shqiptar dhe shembjen e strukturave të vjetra përmes një narrative të fuqishme artistike.

I ftuari special i natës së parë do të jetë vetë Timo Flloko, një nga figurat më të rëndësishme të ekranit shqiptar ndër dekada. Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një bisedë të hapur me aktorin, në një sesion pyetje-përgjigje mbi filmin dhe rrugëtimin e tij artistik.

Festivali nuk ndalet vetëm te nostalgjia e kinemasë klasike. Programi përfshin edhe dokumentarë, filma artistikë modernë dhe produksione të reja nga autorë shqiptarë dhe diaspora. Në ekran do të rikthehen tituj të njohur si “Lulëkuqet mbi Mure”, “Koncert në Vitin 1936”, “Përrallë nga e Kaluara” dhe “Liri a Vdekje”, krahas filmave bashkëkohorë si “Bota” dhe “Të Thyer”.

Vetë Kino Babylon konsiderohet një nga kinematë më ikonike të Berlinit. E ndërtuar në vitin 1929 nga arkitekti i njohur Hans Poelzig, ajo është kthyer ndër vite në një qendër të rëndësishme të festivaleve ndërkombëtare të filmit, artit dhe kulturës alternative.

Sot, Babylon shfaq mbi 1000 filma në vit dhe mbetet një nga hapësirat artistike më të njohura në kryeqytetin gjerman.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përfaqësohet me këta tituj:

1              NENTORI I DYTE by Viktor Gjika, 1982

2              PERRALLE NGA E KALUARA by Dhimiter Anagnosti, 1987

3              KUR XHIROHEJ NJE FILM by Xhanfise Keko, 1981

4              KONCERT NE VITIN 1936 by Saimir Kumbaro, 1978

5              VITET E PRITJES by Esat Musliu, 1989

6              GJENERAL GRAMOFON by Viktor Gjika, 1978

7              VDEKJA E KALIT by Saimir Kumbaro, 1992

8              LULEKUQET MBI MURE by DHIMITER ANAGNOSTI, 1976

Etiketa: BerlinTimo Flloko

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com