GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Biden fajëson Trump për “tërheqjen kaotike” të SHBA nga Afganistani

07:52 - 07/04/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden fajëson Trump për “tërheqjen kaotike” të SHBA nga Afganistani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë publikoi të enjten raportin e saj për tërheqjen e SHBA nga Afganistani në vitin 2021.

Edhe pse kjo ngjarje është cilësuar si një nga dështimet më të mëdha të presidentit Joe Biden, raporti ka gjetur një tjetër fajtor.

Sipas Fox News, në raportin me 12 faqe, administrata e Biden mbron vendimin e presidentit për tërheqjen, duke thënë se vendimi për t’i dhënë fund luftës pas dy dekadash ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Por raporti nuk duket se pranon ndonjë gabim të bërë nga Biden.

Megjithatë, dokumenti kritikon vazhdimisht administratën e Donald Trump për kufizimin e kushteve për evakuimin e amerikanëve. Gjatë këtij evakuimi, 13 ushtarë amerikanë humbën jetën pas një sulmi vetëvrasës, teksa mbronin aeroportin e Kabulit.

“Zgjedhja e presidentit Biden për mënyrën se si do të ekzekutohej plani i tërheqjes nga Afganistani u kufizua rëndë nga kushtet e krijuara nga paraardhësi i tij,” thuhet në dokument.

Shtëpia e Bardhë akuzon Trump se ka inkurajuar talebanët, duke u angazhuar me ta në bisedimet e paqes pa u konsultuar më parë me aleatët dhe partnerët e SHBA në rajon.

Dokumenti thekson po ashtu se në të njëjtën kohë, Trump po zvogëlonte praninë ushtarake të SHBA në Afganistan me një sërë tërheqjesh përgjatë vitit 2020.

“Gjatë tranzicionit nga administrata e Trump në administratën e Biden, administrata në largim nuk dha plane se si të kryhej tërheqja përfundimtare ose evakuimi i amerikanëve dhe aleatëve afganë”, thotë Shtëpia e Bardhë.

“Në të vërtetë, nuk kishte plane të tilla kur presidenti Biden erdhi në detyrë, edhe më tërheqjen e plotë të dakordësuar pak më shumë se tre muaj më larg”.

“Në kohën kur Biden mori detyrën, talebanët ishin në pozicionin më të fortë ushtarak që kishin qenë që nga viti 2001, duke kontrolluar ose kontestuar thuajse gjysmën e vendit”

Tërheqja e SHBA nga Afganistani përshpejtoi kolapsin katastrofik të ushtrisë afgane dhe marrjen nën kontroll të Kabulit nga alibanët. Gati 1 mijë qytetarë amerikanë u lanë pas gjatë evakuimit. Mijëra aleatë afganë mbetën në vend.

Etiketa: AfganistanBidenTrump

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
‘Yuri Kim shkatërroi karrierën me qëndrimet e saj skandaloze’

'Yuri Kim shkatërroi karrierën me qëndrimet e saj skandaloze'

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26

Klevis Qose është liruar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i burgjeve. Qose e ka mbajtur këtë detyrë për rreth...

Lexo më shumë
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com