GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bie çmimi i naftës në bursë, po Rama do i urdhërojë oligarkët për ta ulur?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i naftës rekord, Rama tregon nëse do të ulen taksat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimi i naftës ka shënuar një rënie të konsiderueshme në bursë teksa negociatorët ukrainas dhe ata rusë filluan një raund tjetër bisedimesh dhe pasi Zelensky u shpreh se po shohin sinjale pozitive për një armëpushim të mundshëm.

Sipas të dhënave në bursë, sot çmimi i naftës bruto ka rënë me 5% ndërsa një fuçi kushton diçka më pak se 104.4$. Vetëm tri ditë më parë fuçia ishte mbi 109 dollarë amerikanë, ndërkohë më datë 8 mars ka qenë 123.70 dollarë.

Një tjetër faktor që ka çuar në rënien e çmimit, sipas analistëve të tregjeve, është edhe futja në karantinë e 17.5 milionë njerëzve në Shenzhen të Kinës, pas shpërthimit të Covid atje. Ky rajon tashmë është i bllokuar dhe udhëtimet nuk lejohen. Sipas analistëve, karantinimi i këtyre banorëve ka sjellë uljen e çmimit pasi ka dhe një rënie kërkese nga miliona kinezë.

Ndërsa çmimi në bursa ka rënë, i lartë vijon të mbetet në vendin tonë ku deri ditën e nesërme nafta do të shitet 217 lekë për litër. Kujtojmë se çmimi arriti në stratosferë brenda një jave ku shkoi në 260 lekë, ku vetëm pasi qytetarët dolën në protestë, nafta u ul brenda natës në 243 lekë duke hedhur poshtë deklaratën e Ramës se çmimet i vendos tregu. Pasi nafta u ul brenda dy ditësh në 223 lekë, u faktua që çmimet i vendos qeveria me oligarkët dhe e gjitha ishte një abuzim i paprecedentë.

Bordi për Administrimin e Hidrokarbureve do të mblidhet sërish nesër për të vendosur një tjetër çmim për tregtimin e naftës, dhe këtë herë që faktet tregojnë qartë se çmimi në bursa është reduktuar, qeveria nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, veçse t’i urdhërojë oligarkët të ulin çmimin, ndryshe protestat masive nuk do të ndalen.

Etiketa: Kryesore1naftaRama

Lajme të lidhura

Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Kutia me euro në vilën e Ballukut në Dhërmi/ Këlliçi: Pasuri e vënë nga populli më i varfër në Europë. Kryeministri mbron korrupsionin!
Aktualitet

“Asambleja e terrorit dhe censurës”/ Këlliçi reagon pas fjalimit të Ramës: Balluku shëtit lirshëm me 5 akuza dhe 13 vepra penale

13:53 - 14/11/26
Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Xhafaj i del kundër Ramës

13:36 - 14/11/26
Para
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana arreston 23-vjeçarin gjerman në Rinas

Kërkoheshin nga Spanja për vrasje, arrestohen 2 vëllezërit “e rrezikshëm” shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com