GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Big Brother si çelës kopil

16:53 - 21/01/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Big Brother si çelës kopil

Artan Fuga - Big Brother

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga – Shumë e komentojnë Big Brotherin në tv. Unë për vete nuk e shoh sepse e njoh mirë modelin dhe formatin e tij në planin filozofiko-sociologjiko-psikologjik. Këta muaj më shumë shoh Al Pazar, kënaqem, por edhe e studjoj!
Ca e shajnë Big Brotherin, ca e lëvdojnë, ca protestojnë, ca rrinë me ethe te ekrani, ca e promovojnë! Të gjitha bashkë pa dallim i japin edhe më shumë energji!

Veç kur shajnë popullin se është budalla, i molepsur, dele meqë pasionohet pas atij emisioni, kur nxehen me protestuesit që artificialisht vijnë te Big Brotheri, , etj., këtë nuk e pranoj!

Mos shani popullin o budallenj të mirë!

Duhet studjuar spektatori, marrëdhenia e ekranit me audiencat, mesazhi i nëndheshëm që jep emisioni pa u gënjyer nga gjykime morale, jo ky kot, jo ato skena kot, jo budallalliqe, etj.

Pse audienca tërhiqet? Minimumi : Sepse gjen aty pjesë njeriu që në familje, shoqëri, marrëdhënie intime, etj i fshihen sikur nuk ekzistojnë! Është një revoltë ndaj mediokritetit dhe hipokrizisë të shoqërisë. Eshtë një ajër që vjen nga një çarë dritareje e WC – së kur njeriu ka nevojë për fllad edhe kur bëhet fjalë për skandal, për të papritura, për ankth edhe të kotë, kur jashtë tv ka vetëm monotoni dhe nuk e pyesin për asgjë. Kur betejat jashtë kanë mbaruar së dhëni shpresë edhe njeriu ka nevojë për beteja virtuale. Mos kujtoni se është më mirë Kuvendi i Shqipërisë nga Big Brotheri. Të njejtat loja artificiale, të njëjta ndeshje artificiale, të njëjtat prapaskena që në fakt vëzhgohen nga Vëllai i Madh.

Big Brotheri ashtu sikurse është, është një çelës kopil për të kuptuar shoqërinë. Kjo është shoqëria. Prandaj kur audienca e gjerë e sheh, mos e shani, se ndryshe nuk keni kuptuar gjë, por shiheni si pjesë e revoltës që ajo shpreh ndaj një shoqërie hipokrite, të fjetur, të rëndomtë, kur nuk ndodh asgjë.

Populli ka nevojë për drama qoftë edhe si lojë aktoriale me aktorë të dështuar! Teatri a u prish? Ku ta shohë dramën! Ku janë romanet dramatike, të dramës së tij? Ku janë tragjeditë qoftë edhe vetëm të shkruajtura në letër?

Shikoni se çfarë urie ka!!! Kur nuk ka pulën çfarë të hajë? Gjelin e detit?

E keqja dhe e shëmtuara tërheqin më shumë se çdo gjë kur gjithçka është mediokre dhe e fallcët!

Tërheqja estetike e së shëmtuarës është fantastike, katarsike! Mua më pëlqen e shëmtuara në art, letërsi, media!

Vdes!

Ndryshe më thoni t’ju rekomandoj libra për njohuri nga epistemologjia e televizionit!

Etiketa: Artan Fugabig brother

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Bënin namin me grabitje, pranga 2 “skifterëve” nga Durrësi

Sherr me thika në Durrës, plagoset 1 person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com