GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

18:51 - 15/05/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar pas një takimi të zhvilluar në Bruksel se bisedimet për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë kanë dështuar.

Ai theksoi se pala serbe nuk erdhi me përgjigje të pritura, por në vend të kësaj paraqiti propozime të reja.

Pas një raundi disaorësh negociatash, Bislimi shprehu pakënaqësi për qasjen e palës serbe dhe tha se nuk ka pritje për takime të reja, nëse nuk tregohen si pjesëmarrëse konstruktive.

“Ne në esencë kemi dhënë përgjigje ndaj propozimit të Z. Lajçak dhe kemi treguar ku mund të bëjmë kompromise,” u shpreh Bislimi për gazetarët.

“Ndërsa nga ana e Serbisë, panë një tendencë largimi nga propozimi që parashtruar nga ai. Kjo tregon që për Serbinë kjo çështje nuk ka asnjë lloj urgjence,” shtoi ai.

Pala serbe, e përfaqësuar nga kryenegociatori Petar Petkoviç, insiston se ka prezantuar “gjashtë propozime të reja konstruktive,” të cilat sipas tij u hodhën poshtë nga Prishtina.

“Ne jemi të hapur për dialog, sepse synojmë një zgjidhje,” deklaroi Petkoviç, i cili nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e propozimeve serbe.

Ky raund i negocjatave vjen si vijim i përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së dinarit serb, e cila është në diskutim në shtatë takime të njëpasnjëshme në nivel të kryenegociatorëve.

Përkundër gjashtë takimeve paraprake, palët nuk kanë arritur të gjejnë një terren të përbashkët.

Ndërmjetësuesi i dialogut nga BE-ja, Mirosllav Lajçak, dhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, kanë shprehur pritshmëri që Kosova dhe Serbia të demonstrojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje praktike dhe të përkohshme.

Ky ishte takimi i shtatë mes kryenegociatorëve në muajt e fundit për këtë çështje, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi

Etiketa: dinariTakim

Lajme të lidhura

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
Para
Flamurtari kalon Apoloninë, kuqezinjtë përballë Laçit për Superioren

Flamurtari kalon Apoloninë, kuqezinjtë përballë Laçit për Superioren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com