GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bota rrezikohet nga variantet e reja, dallimet mes Delta dhe Omicron

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Bota rrezikohet nga variantet e reja, dallimet mes Delta dhe Omicron
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Varianti i ri Omicron, i cili ka shkaktuar një alarm global, është më ngjitës se Delta. Madje studiuesit kanë shprehur shqetësimin për shfaqjen e mutacioneve të reja.

Viruset po pësojnë vazhdimisht ndryshime në materialin e tyre gjenetik. Këto mutacione mund të çojnë në shfaqjen e varianteve të reja të virusit. Disa variante zhduken ndërsa të tjerët vazhdojnë të përhapen në varësi të avantazhit të mbijetesës ndaj llojeve të tjera të virusit.

Mbikëqyrja epidemiologjike e mutacioneve të reja është një proces i vazhdueshëm dhe i mundimshëm që po zhvillohet në mbarë botën dhe kërkon bashkëpunim ndërkombëtar. Marrja e masave paraprake për të reduktuar  përhapjen e variantit, duke përfshirë vaksinimin kundër COVID-19, është mënyra më e mirë për të ndaluar shfaqjen e mutacioneve  të reja. Testet rutinë diagnostikuese nuk identifikojnë variantin e  SARS-CoV-2, por vetëm praninë e tij.

Prandaj nevojitet një teknologji më specifike e sekuencës së gjenomit për të identifikuar variantet. Vaksinat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes nga COVID-19. Dozat përforcuese të vaksinës rekomandohen për të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç. Ne nuk e dimë ende efektivitetin e saktë të vaksinave kundër varianteve të reja si Omicron.

Deri më sot, të gjitha variantet e SARS-CoV-2 shkaktojnë të njëjtat simptoma klinike të COVID-19. Disa lloje, të tilla si Alfa dhe Delta, mund të shkaktojnë simptoma më të rënda dhe një rrezik më të lartë të vdekjes.

Varianti i ri SARS-CoV-2 Omicron ka rritur shqetësimet në lidhje me transmetimin dhe potencialin mbizotërues mbi Delta. Mbajtja e një maske është një mënyrë efektive për të reduktuar transmetimin e varianteve. Personat që nuk janë vaksinuar duhet të jenë më të kujdesshëm  dhe të mbajnë maskë edhe në ambientet e brendshme. Përdorimi i maskës  është veçanërisht i rëndësishëm nëse një person jeton me njerëz që kanë një sistem imunitar të dobët, vuajnë nga sëmundje të tjera, janë të moshuar ose nuk janë plotësisht të vaksinuar, shkruan abcnews.al

Omicron

Origjina: Afrika e Jugut

Transmetueshmëria: Mund të përhapet më lehtë në krahasim me variantet e  tjera të virusit, përfshirë Delta.

Rreziqet: Për shkak të numrit të vogël të rasteve deri më sot, ashpërsia e sëmundjes dhe vdekja e lidhur me këtë variant është e paqartë.

Vaksina: Ende nuk ka informacione por vaksinat deri më tani janë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes. Të gjitha vaksinat e miratuara nga FDA pritet të jenë efektive, por ne nuk e dimë shkallën e mbrojtjes në krahasim me variantet e vjetra të virusit. Omicron nënvizon edhe më shumë rëndësinë e vaksinimit dhe dozave përforcuese.

Trajtimet: Disa terapi me antitrupa monoklonale ka gjasa të mos jetë efektive kundër Omicron.

Delta

Origjina: Indi

Transmetueshmëria: Transmetohet më lehtë se variantet e mëparshme të virusit.

Rreziqet: Mund të shkaktojë sëmundje më serioze se variantet e tjera.

Vaksina:  Deri më tani vaksinat janë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes. Të gjitha vaksinat e miratuara nga FDA janë efektive kundër  Delta.

Trajtimet: Pothuajse të gjitha variantet e identifikuara në Shtetet e Bashkuara (përveç ndoshta Omicron) i përgjigjen trajtimit me antitrupa monoklonal të miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA).

Etiketa: deltaOmicron

Lajme të lidhura

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Para
E pazakontë, në këtë shtet ligjërohen “arkivolët e vetëvrasjes”

E pazakontë, në këtë shtet ligjërohen “arkivolët e vetëvrasjes”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali
Sport

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare, surprizon me firmën në Itali

19:24 - 20/08/26

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, ka bërë një rikthim të bujshëm në futbollin aktiv në moshën 46-vjeçare. Ish-fituesi i Topit...

Lexo më shumë
Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

Përkeqësohet situata me zjarret në Pukë, flakët rrezikojnë banesat! Urdhërohet evakuimi i disa familjeve

18:24 - 20/08/26
82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

82 ditë rezistencë/ Qytetarët sërish në protestë kundër qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

18:18 - 20/08/26
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

18:10 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com