GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ka përfshirë grupin 4iG, kompaninë mëmë të operatorit celular ONE Albania, në listën e katër kompanive që rrezikojnë të dalin nga tregu pas rotacionit politik në Hungari.

“Kompanitë e ekspozuara politikisht, si konglomerati i ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme Appeninn dhe firma e telekomunikacionit 4iG, kanë përjetuar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve, teksa investitorët faktorizuan primet e humbura të kontrollit politik,” shkruan Reuters.

Sipas raportimit, kompanitë e ekspozuara politikisht,  duke përfshirë konglomeratin e ndërtimit dhe energjisë Opus Global, zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Appeninn dhe firmën e telekomunikacionit 4iG, kanë regjistruar rënie të ndjeshme të çmimeve të aksioneve.

Investitorët kanë nisur të faktorizojnë humbjen e mbështetjes dhe kontrollit politik. Duke cituar burime qeveritare, ish-zyrtarë dhe analistë, Reuters paralajmëron se disa prej këtyre kompanive rrezikojnë të zhduken nga tregu.

Aksionet e 4iG kanë pësuar një rënie drastike prej 60 për qind që nga fillimi i vitit. Kompania konsiderohet si më e ekspozuara politikisht në Hungari, pasi u rrit ndjeshëm përmes kontratave të drejtpërdrejta nga qeveria e kaluar, përfshirë një kontratë sekrete prej 3.5 miliardë eurosh pak javë para zgjedhjeve, të cilën kryeministri i ri hungarez, Péter Magyar, është zotuar se do ta rishikojë.

Pas presionit dhe ndryshimeve në Hungari, pronari i grupit 4iG dhe One Telecommunications, oligarku hungarez Gellert Jaszai, ka kërkuar të sigurojë kontrata dhe fonde publike në Shqipëri. Mediat hungareze, përfshirë Privatbanker, raportojnë se Jaszai është takuar privatisht për të dytën herë brenda pak muajsh me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Këtë herë, fokusi i vizitës dhe i takimeve ka qenë te kontratat në industrinë e mbrojtjes.

Përballë krizës dhe rrezikut të falimentimit në tregun vendas, kreu i 4iG duket se po kërkon mbështetje institucionale dhe favore qeveritare në Shqipëri për të shpëtuar perandorinë e tij të biznesit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1one albania

Lajme të lidhura

Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar
Aktualitet

Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

15:01 - 02/11/26
Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta
Aktualitet

Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

14:35 - 02/11/26
“Shkalla e meritës” në administratë, Rama propagandon transformim pas 13 viteve në pushtet
Aktualitet

“Shkalla e meritës” në administratë, Rama propagandon transformim pas 13 viteve në pushtet

14:16 - 02/11/26
Para
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin
Sport

Rolando Maran “fërkon” duart: Ernest Muçi “flakë” në Turqi, protagonistë edhe Shpendi me Tucin

15:31 - 02/11/26

Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit kanë vijuar të spikasin me skuadrat e tyre, duke dhënë kontribut të...

Lexo më shumë
Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, bashkëshortja e aktorit Gjergji Mena prek me dedikimin e saj

Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, bashkëshortja e aktorit Gjergji Mena prek me dedikimin e saj

15:17 - 02/11/26
Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

Pamje të rënda/ Aksidenti në Shkodër, momenti kur shoferja 27-vjeçare i merr jetën këmbësores në trotuar

15:01 - 02/11/26
Etrit Berisha përjeton momente të mira në Suedi, portieri i Kombëtares i shkel “syrin” rekordit historik

Etrit Berisha përjeton momente të mira në Suedi, portieri i Kombëtares i shkel “syrin” rekordit historik

14:50 - 02/11/26
Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

14:35 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com