GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ceremoni në Shkodër/ Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallen të lumë nga Papa Françesku

19:05 - 18/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ceremoni në Shkodër/ Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallen të lumë nga Papa Françesku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Momente hiri, gëzimi dhe shenjtërie dje në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër. Atë Luigj Palaj dhe Dom Gjon Gazulli u shpallën të lumë. Në Meshën e kryesuar nga Prefekti i Dikasterit të Vatikanit për çështjen e Shenjtërve Hirësia e Tij, Imzot Marcello Semeraro u bë leximi i dekretit të Papa Françeskut i cili vuloste zyrtarisht luminimin e këtyre dy martirëve të cilët dhanë jetën për Fe e Atdhe.

Mijëra besimtarë të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Kroacia e kthyen qytetin e Shkodrës në kryeqendër të Kishës ballkanike.

Me këtë rast , Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës deklaroi se “Dielli i Nëntorit dukej sikur demonstronte ngrohtësinë hyjnore që karakterizonte mbarë Kishën Shqiptare në këtë ditë. Ngrohtësi që buronte nga dëshmia e flaktë e këtyre dy martirëve që dhanë jetën për Krishtin dhe për Kishën”.

Në homelinë e tij Kardinali Semeraro nxiti të pranishmit që të përfitonin nga dëshmia e këtyre personazheve për të jetuar një fe e cila sjellë vepra konkrete në jetën e përditshme dhe në mbarë shoqërinë Shqiptare dhe jo vetëm.

Në përshëndetjen e tij Imzot Angelo Massafra falënderoi zyrtarisht Papa Françeskun për këtë dhuratë dhe theksoi dëshminë historike të Kishës tonë shqiptare në të gjitha kohërat. Kisha jonë edhe pse e vogël në numër gjatë gjithë kohës ka ditur të dëshmojë nëpërmjet martirëve të saj vitalitetin dhe lidhjen e saj me Selinë e Pjetrit, nënvizoi ai.

Të pranishëm në këtë meshë ishin hierarkët më të lartë të Kishës nga Kroacia, Bosnja dhe Mali i Zi. Vlen të përmendet edhe prania e komuniteteve të tjera fetare, autoriteteve civile, si edhe ajo e vëllezërve Ortodoks të cilët u përfaqësuan me Hirësinë e tij Imzot Asti Bakalbashin, Arqipeshkvin e sapozgjedhur të Beratit dhe Vlorës.

Ndërkohë, pas lutjes së Engjëllit, Françesku kujtoi lumnimin e dy martirëve, Paliq dhe Gazulli, në Shkodër, dhe të gjermanit Metzger, si dhe vendet që vuajnë nga konfliktet, nga Ukraina në Sudan, duke nënvizuar se “lufta na bën çnjerëzorë, na bën të tolerojmë krime të papranueshme”. Më pas u bashkua në lutjen për viktimat e abuzimit nga Kisha Italiane, “e domosdoshme” për të rivendosur besimin e tradhtuar.

gijotina.com/

Etiketa: katedraljaKryesore1lumnimiPapa Franceskuvatikani

Lajme të lidhura

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim
Aktualitet

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave
Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
Para
Rezoluta e CDI/ E Djathta Botërore dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare

Rezoluta e CDI/ E Djathta Botërore dënon arrestimet politike dhe goditjen e opozitës shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet franceze, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte u gjetën rreth 20 kilogramë...

Lexo më shumë
I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

I riu përplas qëllimisht me makinë çiftin e bashkëshortëve, shpallet në kërkim

15:40 - 28/02/26
Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

Vdekja e 7-vjeçarit, prindërit vazhdojnë të nxjerrin fëmijët për të lypur mes makinave

15:10 - 28/02/26
‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

‘Krimi i organizuar shqiptar është sfida më e madhe’, zyrtarët e lartë belgë japin alarmin

15:04 - 28/02/26
“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit

14:45 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com