GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Colella: Po vlerësoj ofertat, Superioren e fiton…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Colella: Po vlerësoj ofertat, Superioren e fiton…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani do të zhvillojë në “Elbasan Arena” takimin e kthimit, të turit të tretë kualifikues të Conference League, përballë kampionëve të Letonisë, Valmiera.

Javën e kaluar, klubi i tretë i kryeqytetit, fitoi në transfertë me shifrat 1-2 dhe janë pranë kualifikimit për fazën ‘play-off’ të Conference League, tashmë nën drejtimin e kroatit Zoran Zekiç.

Por skuadra e “Demave” e mbylli sezonin e shkuar si kampion nën drejtimin e një tjetër trajneri Giovanni Colella, i cili u largua pa shumë zhurmë nga ai post, pa provuar shijen e kupave të Europës.

Trajneri salernitan ishte i pranishëm në stadiumin “Paolo Mazza” dy ditë më parë për të ndjekur ndeshjen miqësore të luksit mes Egnatias dhe Interit.

Për “Top Channel” ai preferoi më tepër të fliste për këtë ndeshje se sa sukseset e ish-skuadrës së tij, Partizanit.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe rezistuan dinjitoz përballë një kundërshtari të tillë, komplimente për djemtë dhe trajnerin e Egnatias. Nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur te Partizani, kjo mes Egnatias dhe Interit është ndeshja e parë që shoh për këtë sezon,”- tha Giovanni Colella, ish-trajner i Partizanit.

Përpara kësaj, ishte Partizani që kishte një ndeshje luksi miqësore me Romën në Tiranë, as atë nuk e patë?

“Nuk e pashë as ndeshjen që luajti me Romën, se nuk dija as ku ta shihja. Nuk kam parë asnjë ndeshje ende, me përjashtim të ndonjë pamjeje filmike. Preferoj t’i shoh ndeshjet më shumë drejtpërdrejtë se sa në TV,”- tha Giovani Colella, ish-trajner i “të kuqve” të kryeqytetit.

Colella përpara se të drejtonte Partizanin dy vite më parë, në vitin 2020 ka drejtuar edhe Apoloninë e Fierit, a do të ketë për të një rikthim në Shqipëri?

“Nuk e di, për momentin jam duke vlerësuar disa oferta që kam, por po i shoh me qetësi. Mund të përsëris vetëm edhe një herë se kjo Egnatia ishte një skuadër shumë e mirë dhe për mua do të jetë në garë për titullin,”- tha Giovani Colella, ish-trajner i Partizanit.

Etiketa: ColellaPartizani

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
Bashkia e kryqytetit refuzon vendosjen e statujës së heroit turk

Bashkia e kryqytetit refuzon vendosjen e statujës së heroit turk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës
Aktualitet

Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

10:36 - 09/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet 'të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë...

Lexo më shumë
“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com