GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dështoi me hapjen e negociatave, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e kryeministrit  

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Dështoi me hapjen e negociatave, opozita maqedonase kërkon dorëheqjen e kryeministrit  
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita në Maqedoninë e Veriut e ka vlerësuar si “fitore” të saj refuzimin që i bëri kryeministri Dimitar Kovaçevski propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. VMRO DPMNE-ja vlerëson se propozimi ishte “katastrofal për popullin maqedonas” dhe se pas reagimeve të saj dhe opinionit, Kovaçevski ishte i detyruar të refuzojë propozimin, që la në fuqi veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Por, opozita thotë se përgjegjësi duhet të ketë për shkak të “tentimit për mashtrimin e popullit maqedonas” se propozimi nuk cenonte interesat kombëtare maqedonase.

“Kovaçevski dhe Qeveria e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli janë të detyruar të dorëzojnë dorëheqjen në Kuvend. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi, sepse kanë gënjyer opinionin maqedonas se nuk kanë negociuar, por në fakt kanë qenë pjesë dhe kanë shkruar dokumentin që nënkupton bullgarizimin e Maqedonisë”, ka deklaruar Dragan Kovacki, nga VMRO DPMNE-ja.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha të enjten në Bruskel se refuzon propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë pasi nuk jep garanci për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase.

“Propozimi në këtë formë, siç është tani për tani, është i papranueshëm për mua, për presidentin, për Qeverinë, për partnerët e koalicionit dhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut… Falënderoj presidentin Macron për angazhimin, por që propozimi të jetë i pranueshëm, duhet të garantojë disa çështje thelbësore, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Kovaçevski.

“Është koha që BE-ja t’i përmbushë premtimet e dhëna. Kjo që po ndodh paraqet problem serioz për kredibilitetin e BE-së. Po humbim një kohë të çmueshme që realisht më nuk e kemi në dispozicion. Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe rajonin nuk guxojnë t’i lëmë në vendnumëro, për shkak të një shteti anëtar të BE-së, që nuk po arrin të konsolidohet dhe të zhbllokojë rrugën tonë evropiane”.

“Bullgaria vendosi të kthehet në të kaluarën dhe të vendosë bllokadë, e cila askujt nuk i përgjigjet përveç palëve të treta që do ta kenë terrenin e hapur për ndikime në rajon”, ka deklaruar Kovaçevski.

Refuzimi i propozimit francez nga kreu i Qeverisë maqedonase pasoi presionet e shumta në opinion dhe kërcënimin e partive të koalicionit se do të largoheshin nga Qeveria nëse Kovaçevski e pranon atë.

“Ky propozim është kundër interesave kombëtare maqedonase. Gjithë procesin e shndërron në diktat të Sofjes dhe në bazë të kësaj ne duhet t’i përmbushim kriteret e Sofjes në vend të kritereve të Kopenhagës. Ka disa pika që na detyrojmë të plotësojmë kërkesa që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë historike. Librat shkollorë duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se t’i fusim në përdorim te ne… Nëse kalon ky propozim, ne do të dalim nga Qeveria”, ka deklaruar Zoran Ditrovski nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me refuzimin e propozimit francez, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka thënë se Qeveria në raport me kontestin me Bullgarinë, ka pasur qasje të gabuar.

“Qasja të cilën e ka pasur Qeveria për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë ka qenë tërësisht e gabuar. Nuk mund të marrësh legjitimitet dhe të fshihesh pas komisionit historik. As nuk mund të pretendosh që çështjet bilaterale t’i zgjidhin shkencëtarët. Shkenca merret me fakte, ndërsa kompromisin e sjell politika. Ne që në fillim jemi deklaruar si Aleancë për Shqiptarët që po në preambulë duhet të jenë bullgarët”, ka theksuar Sela.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian.

Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas për çka edhe janë formuar grupe të ekspertëve të historisë, të cilat që nga janari po punojnë për kapërcimin e dallimeve, por ende pa ndonjë epilog konkret./REL/

a

Etiketa: deshtoidoreheqjehapjakryeministritmaqedonasenegociataveOpozita

Lajme të lidhura

Fatura e kripur e Milot-Balldren, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera, tarifë më e lartë për kalimit
Ekonomi & Sociale

Fatura e kripur e Milot-Balldren, 15 herë më e lartë se koncesionet e tjera, tarifë më e lartë për kalimit

20:25 - 21/09/26
E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore
Aktualitet

E dyta më e shtrenjtë në Europë! Kostoja e një foshnje në Shqipëri, sa 66% e pagës mesatare vjetore

18:23 - 20/09/26
Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim
Breaking Views

Koncesioni Milot-Balldren/ 365 mln euro nën hundën e SPAK, fitues edhe emra në hetim

20:14 - 18/09/26
Para
Monika pranë Ballës/ Pence në Manzë, dalin fotot, si u ulën politikanët shqiptarë në kampin “ASHRAF3”

Monika pranë Ballës/ Pence në Manzë, dalin fotot, si u ulën politikanët shqiptarë në kampin “ASHRAF3”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com