GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Detaje nga plagosja në Shkodër/ 40 vjeçari dhe autori fillimisht u…

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/Kush është i plagosuri në Shkodër, autori largohet me bicikletë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa detaje të reja kanë dalë nga plagosja e një dite më parë në qendër të qytetit të Shkodrës të 40 vjeçarit Aleksandër Curaj. 40 vjeçari dy prej katër plumbave i ka marrë në pjesën e gjoksit ndërsa ka fraktura edhe në krah por ka arritur që të shpëtojë.

Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë autori i dyshuar Dedë Bici i shpallur në kërkim nuk është arrestuar ende nga forcat e policisë. Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor por arriti që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë.

I plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë patur një lidhje familjare mes tyre pasi Curaj është nipi i baxhanakut të Bicit. 40 vjeçari i kishte një borxh parash Bicit që nuk ia kishte dhënë ende. Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosje.

Një ditë më parë fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte. Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë por të dy i kanë thënë policit se do ta zgjidhin vetë pasi kanë një problem lekësh. Vetëm pak minuta më pas shtetasi Dedë Bici dyshohet se ka nxjerrë pistoletën që e kishte me vete dhe ka qëlluar katër herë në drejtim të 40 vjeçarit Aleksandër Curaj, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e spitalit rajonal Shkodër gjendja e tij u stabilizua edhe pse ende rrezikun për jetën nuk e ka kaluar plotësisht.

Ndërkohë policia vendore e Shkodrës vijon punën për arrestimin e autorit të dyshuar që u largua me një biçikletë në mes të qytetit dhe për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje të ndodhur në orën 9:00 të 18 dhjetorit.

Etiketa: Kryesore1plagosjaSHKODRA

Lajme të lidhura

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Para
Grabitësit kërcënuan portierin e PSG-së se do i vrisnin gruan

Grabitësit kërcënuan portierin e PSG-së se do i vrisnin gruan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com