GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhuna e Rrajave në Krujë, eksperti kriminalist: Policia e intimiduar nga lidhjet politike të…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U dhunuan nga fisi Rraja, zbardhen dëshmitë e dy kushërinjve Maja: Më shtrin barkas me pistoletë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhuna që pjesëtarë të fisit Rraja në Krujë ushtruan ndaj dy kushërinjve nga fisi Maja vijon të komentohet, ndërsa Policia ende nuk ka mundur të arrestojë dy vëllezërit dhe djalin e deputetit Rrahman Rraja, që konsiderohen si organizatorët e dhunës.

Deputeti ka dorëzuar mandatin përmes një shkrese drejtuar Kuvendit, ndërsa i ka bërë thirrje djalit të tij të dorëzohet.

Konflikti mes dy fiseve në Borizanë të Krujës nisi për shkak të një guroreje që zotërohej nga Rrajat, por shpërthimet në të, kishin dëmtuar banesat e fisit Maja.

Personat e dhunuar kishin protestuar e ankuar në organet ligjzbatuese, por s’kishin marrë zgjidhje. Pak ditë më parë ato, teksa bisedonin me inxhinierin e gurores, u sulmuan nga të paktën 10 persona, me armë e shkopinj bejsbolli.

Video u bë virale, ndërsa ka dyshime se ajo është shpërndarë nga vetë ata që kryhen dhunën, ndoshta për të treguar fuqinë e tyre.

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar ngjarjen në fjalë, ndërsa u shpreh se problemi është te arroganca dhe mesazhi që përcjellin këta personazhe, të cilët flitet se e kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes.

Ai shtoi se duhet hetuar mbi lidhjen e anëtarëve të këtij fisi dhe reputacionit të tyre me të afërmin e tyre, Rrahman Rraja që është edhe deputet në radhët e PS-së.

“Problemi është te mesazhi dhe arroganca që kishin ata njerëz që kryen rrahjen. Flitet se ata e kanë shpërndarë vetë videon e rrahjes. Fisi tjetër ka shkuar disa herë në polici dhe nuk i kanë marrë kallëzimet. Personat përgjegjës që nuk kanë bërë kallëzimin nuk duhet ta shohin më uniformën e policisë, madje edhe të hetohen.

Duhet parë nëse ky fis ka pasur probleme para apo pasi një anëtar i tyre u bë pjesë e politikës. Duhet parë nëse reputacioni i tyre u rrit pas përfshirjes në politikë. Duhen rritur shumë filtrat e ingranimit të njerëzve në politikë.

Në komisariatin e Fushë Krujës ka enklava të krimit. Edhe policët janë njerëz dhe kanë meritë për intutitën. Urdhrat vijnë nga lart poshtë. Po këta policë kanë punuar në vitin 1997 mes plumbave për paga qesharake. Por politika vetë ka ngarkesë në këtë histori. Kur shikon lidhjet se dikush është djali i deputetit ai intimidohet”, u shpreh ai.

Etiketa: BorizaneekspertiguroreRrajaSherri

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Para
Dinamo teston veten përballë skuadrave elitare italiane

Dinamo teston veten përballë skuadrave elitare italiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com