GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama: S’jemi dakort me BE, duhet…

14:53 - 27/09/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali ndjek skandalin, Rama mburr SPAK-un për arrestimet…

Albania's Prime Minister Edi Rama speaks during the fourth EU-Arab World Summit in Athens, Tuesday, Oct. 29, 2019. The Summit is an international forum of economic and political dialogue between the European Union and the Arab World. (AP Photo/Thanassis Stavrakis)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar qëndrimin e Qeverisë shqiptare se nuk mund të përkrahë deklaratën e Bashkimit Europian lidhur me dialogun Serbi-Kosovë, pas ngjarjes së fundit, kur nga një grup kriminal u vra një efektiv i policisë së Kosovës.

Rama tha se nuk mund të linjëzohemi me BE-në pa një qëndrim të dytë të saj, në pëputhje me realitetin e ri të krijuar.

“Deklarata e BE-së nuk i përgjigjet këtij realiteti”, tha Rama. Sipas tij, grupi kriminal ka qenë i investuar për terror.

“Qëndrimi ynë për herë të parë në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtë të BE-së. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së, është një deklaratë e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell, në lidhje me detyrimet e Kosovës. Por nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. Nuk mund të linjëzohemi me BE-në, pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit. Ku ka ndodhur një zhvillim dramatik. Është vrarë një efektiv i policisë së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë i investuar. Kjo për ne është e papranueshme. E dënueshme. Joeuropiane dhe sepse është sinjali më i keq që mund të jepte Serbia në këtë moment.

BE-ja të vërë alarmin në nivelin më të lartë. Të përdorë të gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur, këtij mesazhi krejtësisht të paparanueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd. Derisa të ketë një deklaratë të dytë për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë. Në këtë pikë, linja jonë është 100 për qind e BE-së, por është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe me atë që ka ndodhur në Beograd”, tha Rama nga Roma.

Në deklaratën e 19 shtatorit të Bashkimit Europian thuhet se “BE mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët për depërshkallëzimin e tensionmeve në Veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që solli lëndime të qytetarëve, trupave të KFOR, policisë dhe përfaqësuesve të mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme”.

Kjo është një pjesë e deklaratës së 19 shtatorit, dhe arsyeja pse Tirana zyrtare nuk e ka mbështetur atë, vjen prej faktit se BE vë në pozita të barabarta përgjegjësie Kosovën dhe Serbinë dhe nuk ka reflektuar në të qëndrimin për ngjarjet e 24 Shtatorit, kur një grup i armatosur paramilitarësh serbë sulmuan policinë e Kosovës dhe vranë një rreshter të saj në krye të detyrës.

Etiketa: BEKosovaKryesore1RamaSerbia

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Beci i dhuron tenderin 241 MLN lekë Kastratit për naftën e bashkisë

Beci i dhuron tenderin 241 MLN lekë Kastratit për naftën e bashkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Mars 2026

07:43 - 19/03/26

Dashi Mbështetja e Venusit dhe energjia e Plutonit ju japin një shtysë të fortë për ditë plot surpriza dhe arritje....

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Mars 2026

07:36 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com