GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria jo vetëm që nuk po përfiton nga potencialet e diasporës po duket se po humbet tërësisht lidhjet pasi brezi i dytë pothuajse është asimiluar dhe nuk gjen shumë lidhje me vendin.

Një studim i fundit i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) që ka në fokus riintegrimin e të kthyerve vërejti kaos të politikave strategjive, institucioneve që shërbejnë për urat lidhëse me diasporën.

Disa të anketuar nga ekspertët e IOM theksuan mbylljen e Ministrit të Shtetit për Diasporën si një pengesë që la pa strukturë të dedikuar marrëdhënien me diasporën. Të anketuarit thanë se transferimi i përgjegjësive të këtij posti te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pati ndikim negativ në vazhdimësinë, vizibilitetin dhe efektivitetin e angazhimit të diasporës në Shqipëri.

Ky ndryshim institucional çoi në një periudhë ngadalësimi, ndërsa institucione kyçe si Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës përjetuan reduktim ose ndërprerje të aktivitetit. Ky ngadalësim u përkeqësua më tej gjatë periudhës së zgjedhjeve kombëtare, kur vendimmarrja institucionale u ngadalësua dhe iniciativat e lidhura me diasporën nuk ishin më përparësi.

Një i anketuar nga një OJQ vuri në dukje më tej se koordinimi ndërministror, thelbësor për iniciativa të tilla ndërsektoriale, është dobësuar pas mbylljes së ministrisë së dedikuar. Disa të anketuar besojnë se kjo mbyllje, jo vetëm që pezulloi projektet në vazhdim, por edhe dobësoi besimin dhe vrullin që ishte krijuar mes diasporës dhe institucioneve shqiptare.

Një anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës mendonte se angazhimi i këshillit nuk ishte më përparësi kombëtare dhe ishte ulur në nivelin e një çështjeje të punëve të jashtme, duke i distancuar ata simbolikisht.

Si rrjedhojë, iniciativat që lidhen me promovimin kulturor, bashkëpunimin ekonomik dhe kontributin strategjik të politikave nga diaspora kanë qenë të copëtuara, me vizibilitet të ulët dhe me më pak mbështetje institucionale.

Edhe pse diaspora e Shqipërisë shihet gjerësisht si një aset strategjik, që kontribuon ndjeshëm në PBB përmes dërgesave dhe ekspertizës, shteti ende nuk ka krijuar struktura të fuqishme për të kanalizuar këtë potencial.

Barriera për profesionistët e diasporës

Një sfidë tjetër e ngritur si nga anëtarët e diasporës, është mungesa e kanaleve të strukturuara për profesionistët e diasporës që të kontribuojnë për zhvillimin e Shqipërisë. Ndonëse shumë janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizën e tyre, veçanërisht në fusha si arsimi, kujdesi shëndetësor dhe qeverisja, mungojnë mekanizmat formale për të lehtësuar angazhimin afatshkurtër, në distancë ose të bazuar në projekte.

Kjo mungesë e programeve të strukturuara si bursat kërkimore, emërimet e përkohshme ose rolet këshillimore kufizojnë aftësinë e profesionistëve të diasporës për t’u angazhuar në mënyrë domethënëse. Anëtarët me kualifikime të larta në diasporën shqiptare, përfshi avokatët, mjekët dhe akademikët, u shprehën se proceset tejet burokratike në Shqipëri ishin pengesë kryesore për kthimin e tyre.

Një profesioniste që jetonte në itali e identifikoi burokracinë si pengesën e saj më të rëndësishme. Një përfaqësuese e qeverisë përmendi se, për shkak të burokracisë së tepruar, njerëzit lodhen dhe humbasin besimin te qeveria.

Një anëtar i diasporës e përsëriti këtë ndjenjë, duke vënë në dyshim nëse mekanizmat institucionale do t’i mbronin në mënyrë të duhur të drejtat e tij, nëse këto do të viheshin në rrezik. U theksua gjithashtu një rezistencë e përgjithshme brenda sistemeve vendase.

Një anëtare e diasporës nga Gjermania tregoi se si përpjekjet e saj për të prezantuar reforma shëndetësore u pritën me dyshim, në vend të bashkëpunimit. Po kështu, një anëtar i diasporës konstatoi me kritikë një prirje të shqiptarëve për të shpërfillur ekspertizën e jashtme, duke e përshkruar atë si qëndrim të njerëzve që i dinë të gjitha.

Një i anketuar me ekspertizë në angazhimin e diasporës vuri në dukje se, ndonëse shumica dërrmuese e diasporës shkencore është e hapur për bashkëpunim, institucionet shqiptare shpesh e kishin të vështirë të angazhoheshin në mënyrë reciproke, për shkak të kufizimeve të përgjithshme të kapaciteteve dhe sfidave operative.

Një i anketuar nga një OJF e përqendruar tek angazhimi i diasporës vuri në dukje sfidat e bashkëpunimit me institucionet publike, duke përmendur kuadrin e ngurtë të veprimit, që pasqyron kufizimet burokratike në sistem.

Kufizime në komunikim 

Shtrirja dhe komunikimi u përmendën në masë dërrmuese nga të anketuarit, si nga diaspora ashtu edhe nga institucionet përkatëse, si çështje që kërkojnë përmirësim.

Anëtarët e diasporës ndihen të paqartë për mënyrën se si të kontaktojnë për çështjet e diasporës. Një sfidë që u përmend sistematikisht ishte mungesa e një baze të centralizuar të dhënash për diasporën, e cila pengon shtrirjen e synuar. Ky problem shkon përtej angazhimit të diasporës, duke ndikuar në zhvillimin kombëtar.

Për shembull, një punonjës shteti kishte bindjen se, nëse ka të dhëna mbi numrin e specialistëve të diasporës, siç janë kardiologët, do të bëhej i mundur organizimi i nismave të përshtatura, si konsultat në distancë ose kontributet periodike.

Në vitin 2020, nisi procesi për një platformë për profesionistët e diasporës me mbështetje ndërkombëtare, por ai u ndërpre për shkak të shqetësimeve për mbrojtjen e të dhënave, sqaroi një i anketuar nga një institucion shtetëror.

Një përpjekje e mëvonshme e sektorit privat për të rifilluar iniciativën u përball me mungesa fondesh. Pavarësisht këtyre pengesave është e vendosur të zhvillohet një platformë të dedikuar.

Për përmirësim të cilësisë së jetës nuk ka kthim

Përfshirja e diasporës në kthimin e përhershëm ose migracionin qarkullues pa përmirësuar cilësinë e përgjithshme të jetës, veçanërisht në aspektin e qasjes në shërbime cilësore, është sfiduese, evidentojnë ekspertët e IOM. Grupet e fokusit me anëtarët e diasporës përmendën vazhdimisht cilësinë e arsimit, kujdesin shëndetësor.

Një anëtar i diasporës me banim në Kanada u shpreh se, për shumë njerëz, qëndrimi jashtë vendit është një vendim praktik dhe jo i preferuar. Ai shpjegoi se frika nga sfidat e mundshme si mungesa e punësimit, pagat e ulëta, problemet në lidhje me shkollimin dhe pengesa të tjera të ndryshme e bëjnë kthimin të rrezikshëm.

Një i anketuar nga një institucion shtetëror besonte se një shqetësim kryesor për shumë familje të diasporës në lidhje me kthimin është ndikimi që lëvizja do të kishte te fëmijët e tyre, i cili shpesh bëhet faktor vendimtar, më shumë se çdo stimul.

Një i anketuar tjetër deklaroi se do ta konsideronte kthimin vetëm nëse cilësia e shkollave dhe spitaleve do të përmirësohej, ndërsa një i anketuar nga një institucion shtetëror theksoi se mjekët e diasporës kanë nevojë për garanci të caktuara, siç janë shkollat ndërkombëtare ose infrastruktura e telemjekësisë, përpara se të angazhohen për të punuar në Shqipëri.

Brezi i ri i diasporës po shkëputet

Disa pjesëmarrës një studimin e IOM përmendën  shkëputjen kulturore të brezave të rinj të diasporës, duke paralajmëruar se shqiptarët e brezit të dytë dhe të tretë po asimilohen me shpejtësi jashtë vendit, ndërsa po veniten lidhjet me trashëgiminë e tyre.

Një pjesëmarrëse me banim në Itali theksoi një ndarje në rritje mes brezave, duke vënë në dukje se anëtarët më të rinj të diasporës jo vetëm që e flasin më pak rrjedhshëm shqipen, por kanë edhe më pak gjasa të mendojnë për t’u kthyer.

Ajo shprehu shqetësimin se me çdo brez, lidhjet me Shqipërinë dobësohen, pasi pasardhësit e anëtarëve të diasporës së brezit të parë humbasin rrjedhshmërinë në gjuhën e tyre dhe kanë më pak arsye për të ruajtur një lidhje me vendin e prejardhjes.

Edhe një i anketuar tjetër vuri në dukje shkëputjen, duke vënë në dukje humbjen e lidhjes emocionale me anëtarët profesionistë të diasporës, veçanërisht me anëtarët që kanë rrjete ndërkombëtare të rëndësishme, një potencial i pashfrytëzuar që mund të mbështetë zhvillimin e Shqipërisë.

Siç është vënë re nga disa të anketuar, strategjia për diasporën nuk bën dallim të mjaftueshëm midis nevojave dhe kapaciteteve të segmenteve të ndryshme të diasporës, siç janë të rinjtë e brezit të dytë, profesionistët me kualifikim të lartë ose personat me qëndrim afatgjatë jashtë vendit. Kjo mungesë diferencimi ka sjellë si humbje e mundësive për angazhim të synuar dhe programim më gjithëëpërfshirës.

Vetë anëtarët e diasporës u shprehën se kishin informacion të kufizuar për strategjinë; disa u thanë se nuk ishin kontaktuar ose konsultuar kurrë, pavarësisht se ishin profesionistë aktivë me ekspertizë përkatëse./ Monitor

 

Etiketa: DiasporaKryesore1rrezik

Lajme të lidhura

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit
Aktualitet

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore
Aktualitet

Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

08:53 - 18/05/26
Para
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

"Bashkohuni të gjithë"/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Futet për të vjedhur në banesën që ushtrohej prostitucion, 24-vjeçarja e plagos me thikë
Aktualitet

Plagosja e policit/ Shpallen në kërkim dy vëllezër, dyshohet se kishin konflikt për çështje borxhi

10:14 - 18/05/26

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit të policisë, Anxhelo Kumaraku. Autorë të dyshuar janë dy...

Lexo më shumë
Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

Përplasje në Aeroportin e Vlorës, kompania “2A” e Valon Ademit pengon hyrjen në kantier të punëtorëve të Behgjet Pacollit

09:45 - 18/05/26
“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

08:53 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com