GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Dinamo të fokusohet te akademia”/ Milori tregon realitetin: Klubin e ‘përdhunuan’

21:08 - 07/06/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dinamo të fokusohet te akademia”/ Milori tregon realitetin: Klubin e ‘përdhunuan’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për herë të dytë në këto dy vitet e fundit, pas asaj shkëputjeje të madhe, Dinamo është rikthyer në nivelin elitar të futbollit shqiptar.

Një rikthim ndryshe ky, të paktën nga ato që thuhen në ambientet e klubit blu, ku nga dështimi i sezonit 2021-2022 janë nxjerrë mësimet e duhura. Por, a do të bëhet vërtet Dinamo faktor ashtu si ka qenë dikur në futbollin shqiptar? Historia, por edhe financat, nuk mjaftojnë, siç tregon përvoja, sidomos në futbollin shqiptar. Për një klub të madh si Dinamo ka shumë rëndësi që investimi të bëhet me një organizim të detajuar saktë.

Arben Milori, ish-futbollist i Dinamos dhe Kombëtares, në një intervistë për “Panorama Sport”, jep opinionin e tij për atë që nevojitet të bëjë skuadra kryeqytetase për të qenë konkurruese e denjë. Ai e vë theksin te ndërtimi i një akademie serioze dhe përzgjedhja e njerëzve të duhur për të marrë në duar projektin sportiv.

 

Milori, Dinamoja juaj rikthehet në Superiore pas asaj mungese të gjatë dhe një “vizite blic” dy sezone më parë. Si e shikoni këtë herë?

Sigurisht që si dinamovit më bëhet qejfi që është ngjitur përsëri në Superiore. Është një skuadër që duhet të jetë gjithmonë aty, bashkë me Tiranën dhe Partizanin. Të them të drejtën, nuk gjej shumë lidhje mes Dinamos sime dhe kësaj aktuale. Atëherë ishte komplet ndryshe, Dinamo shquhej për stilin e saj të lojës, për inteligjencën në fushë dhe për kualitetin e lojtarëve që nxirrte vetë. Tani është ndryshe, sepse Dinamon e kanë “përdhunuar” me atë që i kanë bërë periudhën e fundit, duke i marrë fushat dhe selinë. Do të jetë e vështirë që Dinamo të kthehet siç ka qenë.

 

Konkretisht, çfarë nuk shkon si duhet dhe çfarë duhet bërë që kjo skuadër të kthehet fuqishëm si dikur?

E para, duhet të ketë një ndjenjë të lojtarit me fanellën që vesh, jo vetëm të vijë të firmosë një kontratë dhe t’i bëjë shërbimin asaj. Unë personalisht jam bërë futbollist duke luajtur për skuadrën e zemrës dhe nuk ka më mirë. E di që është e vështirë në futbollin e sotëm, por Dinamo së pari duhet të ndërtojë akademinë e saj dhe të prodhojë vetë futbollistë.

Ky është një investim afatgjatë, sepse është një proces i tërë, duhen 7-8 vjet apo më shumë që të nxjerrësh një futbollist tëndin. Dua të them se kjo skuadër duhet të bazohet te lojtarët e saj, të rikrijojë shkollën e saj të futbollit. Pati një përpjekje dy sezone më parë, por mbeti ashtu. Tani kjo pjesë duhet parë seriozisht, sepse nuk mund të marrësh vetëm futbollistë të gatshëm.

 

Përveç akademisë, çfarë do të sugjeronit për Dinamon e së ardhmes?

E rëndësishme është që të gjejë njerëzit e duhur. Presidenti investon, por kërkohen profesionistë dhe të ndershëm për të udhëhequr klubin sportivisht. E kam fjalën për stafin teknik, trajnerin, pastaj me radhë drejtorin sportiv, drejtorin teknik dhe të tjerë. Siç funksionon kudo në botë në futbollin e sotëm.

Kemi modele të shumta të klubeve të mëdha, si Mançester Siti, Barcelona e të tjerë. Por të mos shkojmë aq larg, të marrim modelet e rajonit, Dinamon e Zagrebit për shembull. Mund të shkohet aty për të parë si punohet dhe për të mësuar, është e thjeshtë.

Dua të them se duhet një organizim shumë i mirë i klubit, me të gjitha hallkat, duke e nisur nga akademia, që për mua është thelbësore, gjithmonë me njerëz profesionistë. Të afrohen sa më shumë dinamovitë, sepse ata janë të lidhur me fanellën. Kështu bën çdo klub, afron ish-lojtarët, ata që kanë derdhur djersë për atë fanellë.

 

Merkatoja e verës sa mund ta ndihmojë ekipin?

Për një skuadër të mirë duhet investuar seriozisht, por merkatoja është sot për sot. Për mua duhet ndjekur rruga që fola më sipër. Uroj që Dinamo të kthehet në ato nivele që e duam të gjithë në këtë futbollin shqiptar pak të çuditshëm./PanoramaSport

Etiketa: Arben Miloridinamo

Lajme të lidhura

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson
Breaking Views

Al Itihad vendos ta shesë në janar Mario Mitajn, ja kush e zëvendëson

17:38 - 26/12/25
Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi
Sport

Armand Duka flet pa “doreza”: Nga koha me familjen dhe ushqimi, deri te kombëtarja dhe tifozët kuqezi

11:56 - 26/12/25
Para
“Ia heq gurmazin”, Sula: Problemi në PD është Basha, solli të fortët për të kërcënuar

“Ia heq gurmazin”, Sula: Problemi në PD është Basha, solli të fortët për të kërcënuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe
Breaking Views

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Lexo më shumë
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com