GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, Apeli le në fuqi dënimin për avokatin Arben Lena

14:04 - 18/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, Apeli le në fuqi dënimin për avokatin Arben Lena
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për çështjen e ish-kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, e cili së bashku me disa persona të tjerë tentuan të korruptonin një gjyqtar me 5 mijë euro.

Sipas Prokurorisë Speciale, Arben Lena ishte pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçin, i arrestuar për trafikim refugjatësh, të cilin Lena e mbronte.

GJKKO e ka dënuar me burg avokatin Arben Lena dhe 5 persona të tjerë, të cilët janë shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Më konkretisht Arben Lena është dënuar me 3 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 2 vite burgim.  Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar profesionin për një periudhë kohore prej 3 vjetësh.

Nikolla Hafësllari është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Edhe Nikolla Jesku është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Dajana Kodra (Ninga) është dënuar me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim. Kësaj shtetase i është pezulluar dënimi duke e vene në provë për një periudhë kohe prej 2 vitesh dhe 8 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj. Gjithashtu, asaj i ështël hequr e drejta për të ushtruar profesionin për një periudhë kohore prej 1 muaji.

Blerand Kozici është dënuar me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim.

Artiana Kozici është dënuar me 1 vit burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i është ulur në 8 muaj burgim. Kësaj shtetase i është pezulluar dënimi duke e vene në provë për një periudhë kohe prej 1 viti dhe 4 muajsh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyren e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e saj.

Ndërkohë, Dritan Tabaku është shpallur i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi sipas gjykatës fakti nuk ekziston.

Etiketa: arben lenaavokatkorrupsionKPP

Lajme të lidhura

Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan
Aktualitet

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Aktualitet

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Para
Kompania Meta do të vendosë kabllot nënujore të komunikimeve për të lidhur pesë kontinentet

Kompania Meta do të vendosë kabllot nënujore të komunikimeve për të lidhur pesë kontinentet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26

Ditën e sotme, janë planfikuar 2 ndeshje për javën e 28-të në Superiore. Në orën 15:00, skuadra e Tiranës do...

Lexo më shumë
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26
Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com