GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Tender 2 MLD lekë ish-kandidatit të PD-së nga Rakip Suli/ Asfalti elektoral, lista me 48 rrugica të premtuara në Fushë Kamëz

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 9 qershor 2026 u nënshkrua kontrata e Bashkisë Kamëz me firmën fituese që do të asfaltojë rrugicat e një blloku banimi në Fushë Kamëz, të premtuara para zgjedhjeve. Prokurimi i manipuluar nga stafi i ngushtë i Rakip Sulit ka favorizuar biznesmenin nga Burreli, Arben Çela.

Duke parë se si u zhvillua ky tender, ku diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është 30.5%, dyshojmë se në fund mund të kemi një asfalt sipër rrugicave sa për të mashtruar elektoratin e zonës. Kjo ka ndodhur edhe herë të tjera në këtë qytet, ku rrugët janë shtruar disa herë para zgjedhjeve dhe i ka prishur më pas shiu i parë i dimrit.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Kamëz me objekt “Ndërtim Rruge Blloku 2 Fushë Kamëz (Nga Rruga Kosova – Argjinatura). Për këtë projekt paratë financohen nga Buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2026. Sipas dokumenteve, fondi limit është përllogaritur në vlerën 199.1 milionë lekë të reja.

Janë 48 rrugica të shkurtra, nga të cilat vetëm 4 prej tyre janë parashikuar të kenë trotuar.

Tabela rreshton rrugicat “MonteKarlo”, “Bashkëjetesa”, “Miqësia” dhe “Mozart”, që do të pajisen me trotuar.

Ndërsa 44 rrugica të tjera, janë projektuar shumë të ngushta, ku nuk janë parashikuar kalimi i këmbësorëve në trotuar.

Projektin e ka firmosur vetë kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, t ë cilit i pëlqen shumë të bëjë fotot gjatë asfaltimit, por që, pas zgjedhjeve, nuk kujdeset shumë për fatin e rrugëve dhe të banorëve që i përdorin.

Njoftimi i tenderit u bë më 7 prill 2026, ndërsa procedura është mbajtur dy javë më vonë.

Operator Ekonomik Kontraktues UDHA sh.p.k u shpall fitues me ofertën 138.3 milionë lekë t ë reja pa TVSH, më 21 maj 2026, në një proces të dyshimtë.

Open Data Albania e ka filtruar tenderin për shkak të shkeljeve dhe e ka shenjuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

Dhe në fakt, komisioni i autorizuar nga Rakip Suli i ka skualifikuar të gjithë operatorët ekonomikë konkurrues përvec kompanisë “UDHA” shpk me pronar Arben Çelën.

Pesë ofertues u skualifikuan kryesisht për mungesë të sigurimit të ofertës ose plotësim të gabuar të dokumentacionit.

Ajo që bie në sy është mungesa e konsideratës për ofertat më ekonomike.

Kështu, bashkimi i firmave “KLAJGER KONSTRUKSION” dhe “VELLEZERIT HYSA” ka propozuar ta bëjë asfaltimin me 134,7 milionë lekë pa tvsh.

Në këtë nivel është edhe bashkimi i operatorëve “COMPANY RIVIERA 2008” dhe “INA”  që ka bërë ofertën me vlerë 135,9 milionë lekë pa tvsh.

Kompania “UDHA” shpk ka fituar 107 tendera publikë, me një vlerë totale prej rreth 30 miliardë lekë, ku shumica janë marrë me “Flamurin e kuq” korruptiv.

Arben Çela  është pronar  i ‘Udha’ shpk, të quajtur më parë ‘Vllaznia Ndërtim I. S’ dhe më herët ka qenë një klient i pushtetarëve të Partisë Demokratike në Dibër. Ai është lakuar disa herë si kandidat i kësaj force politike.

Ashtu si shumë biznesmenë dhe oligarkë të tjerë pranë PD-së, Çela pas rënies së Berishës nga pushteti, nisën të afroheshin me pushtetin e Ramës, me qëllim për të vijuar të marrin tendera në saj të lidhjeve politike.

Ai nisi të shfaqej edhe në takimet e Edi Ramës për “bashkëqeverisjen”, ku në një rast mori mikrofonin dhe tregoi se si e kishte zgjidhur një hall (duhet të merrte ca lekë tenderash në Bashkinë e Klosit).

Më vonë, në shtator 2019, u shfaq në Kryeministri prapë me mikrofon në dorë dhe, pas kësaj, Arben Çelës iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Por jo të gjitha institucionet kanë qenë nën komandën e Ramës. KLSH ruan një lloj autonomie në auditimet që kryen. Konkretisht zbulohet se “UDHA” shpk merr paratë edhe për punë të pakryera, pasi përfiton tenderat. Këtë e thotë raporti i KLSH i vitit 2023 për bashkinë Klos.

Dokumenti tregon se “UDHA” shpk është paguar për punë të pakryera sipas kontratës për ndërtimin e Muzeut Historik-Kulturor të Klosit.

Në rastin tonë, kontrata nga Rakip Suli për “Udha” shpk, jepet para zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe ka një prapavijë elektorale. Në vitin 2025, opozita ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës. Sipas dokumentit të dorëzuar në SPAK, pretendohet se Rakip Suli ka hedhur “asfalt elektoral” në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK, në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia. Kallëzimi i fundit në SPAK për Sulin është bërë në prill 2025 për “shpërdorim detyre”.

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: arben celaRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Përplasja para Kuvendit me Policinë, ja emrat e tetë të arrestuarve, mes tyre aktivisti Gentjan Progni
Breaking Views

Përplasja para Kuvendit me Policinë, ja emrat e tetë të arrestuarve, mes tyre aktivisti Gentjan Progni

19:41 - 02/07/26
Tragjike në Itali! Humb jetën 27-vjeçari shqiptar, u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë punës
Aktualitet

Tragjike në Itali! Humb jetën 27-vjeçari shqiptar, u godit nga një shtyllë telekomunikacioni gjatë punës

17:12 - 02/07/26
Protestuesi: Nesër te Kuvendi të pengojmë deputetët, policia të ketë kujdes…
Breaking Views

Protestuesi: Nesër te Kuvendi të pengojmë deputetët, policia të ketë kujdes…

21:05 - 01/07/26
Para
Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazetari lexon deklaratën para Kryeministrisë: Do jemi këtu derisa Rama të largohet!
Aktualitet

Gazetari lexon deklaratën para Kryeministrisë: Do jemi këtu derisa Rama të largohet!

21:03 - 02/07/26

Protesta e zhvilluar para Parlamentit ka hyrë në një fazë më të tensionuar, pasi gazetari Klevin Muka ka lexuar një...

Lexo më shumë
Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

Protestat në Tiranë/ Ambasada e SHBA këshillon qytetarët: Shmangni demonstratat në bulevard!

20:32 - 02/07/26
Tender 2 MLD lekë ish-kandidatit të PD-së nga Rakip Suli/ Asfalti elektoral, lista me 48 rrugica të premtuara në Fushë Kamëz

Tender 2 MLD lekë ish-kandidatit të PD-së nga Rakip Suli/ Asfalti elektoral, lista me 48 rrugica të premtuara në Fushë Kamëz

20:12 - 02/07/26
Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan

Aktivisti akuzon policinë: Janë marrë urdhra politikë, protestuesit u provokuan

20:06 - 02/07/26
Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protesta në ditën e 33-të/ Nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

19:45 - 02/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com