GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e aferës së Lumasit/ Dorëzohet SPAK, çon çështjen për hetim në Prokurorinë e Beratit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e aferës së Lumasit/ Dorëzohet SPAK, çon çështjen për hetim në Prokurorinë e Beratit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderi i dyshimtë i ndërtimit të ujësjellësit nga bashkia e Kuçovës, në kanionin e Sinecit, i cili ndodhet pranë fshatit Lumas, është shfryrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Prokurori ka vendosur të shpallë mos-kompetencën e çështjes penale, ku të kallëzuar ishin, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ish-ministri i Turizmit, Blendi Klosi, biznesmeni i kompanisë së ndërtimit “Salillari”, Pëllumb Salillari si dhe zyrtarë të tjerë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Kuçovë.

Për një periudhë gati 1-vjeçare, prokurori i SPAK-ut dhe oficerët e BKH-së, nuk ishin në gjendje të provonin akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Pabarazisë në tendera” dhe “Korrupsionit”. Nisur nga kjo situatë, SPAK ka vendosur pak kohë më parë të shpallë mos-kompetencën dhe t’ia kalojë çështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Beratit.

Prokurori i kësaj Prokurorie, Adnand Hoxha, ka nisur tashmë hetimet për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” në zonën e Kanionit të Sinecit, duke shmangur totalisht nga përgjegjësia penale, zyrtarët e bashkisë së Kuçovës. Kallëzimi ndaj funksionarëve shtetërorë në Kuçovë, është depozituar nga 123 banorë të fshatit Lumas në Kuçovë,të cilët kanë kundërshtuar për disa muaj kryerjen e punimeve në terren.

Njëherësh 123 banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, i kanë kërkuar gjykatës Administrative në Vlorë, që të ndalojë punimet në një zonë të mbrojtur dhe shpallur si Monument Natyror. Sipas banorëve të zonës, kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka miratuar lejë ndërtimi të një ujësjellësi, në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002, për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monument natyre.

Në këtë zonë është dhe një burim uji, i cili është pjesë e këtij monumenti natyror.

“…bashkinë Kuçovë nëpërmjet kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari, ka nxjerrë një leje ndërtimi dhe pikërisht leja Infrastrukture e datës Tetor 2020, e cila do të ndërtohet në Kanionin e Lumit Sinec një ujësjellës,e cila është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre…”-thuhet në kallëzimin e banorëve.

Prej mëse dy muajsh banorët e kësaj zone protestuan kundër ndërtimit të ujësjellësit, me argumentin se tenderi i bashkisë së Kuçovës me vlerë 361 milion lekë të reja, është një aferë korruptive e kryebashkiakut Hajdari dhe kompanisë “Salillari”.

 

Etiketa: aferaceshtjadorezohetdosjahetimLumasitProkuroria BeratitSpak

Lajme të lidhura

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”
Aktualitet

Përplasi makinën e policisë gjatë ndjekjes në Ksamil, i kërkuari ishte “Vis Korçari”

12:10 - 21/06/26
Para
Agresioni rus / Kryeprokurori i Hagës: Kemi të bëjmë me krime lufte

Agresioni rus / Kryeprokurori i Hagës: Kemi të bëjmë me krime lufte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias
Sport

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

Ftohja e raporteve mes presidentit të Partizanit, Gaz Demi, dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duket se...

Lexo më shumë
Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

Aktori Mehdi Malkaj merr mikrofonin para Kryeministrisë: Është turp i madh, hiqini partitë!

20:41 - 21/06/26
“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin

20:31 - 21/06/26
Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

Protestë e emigrantëve edhe në Genova: Rama të japë dorëheqjen, nuk mund të heshtim më!

20:20 - 21/06/26
Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

Incidenti me flamurin izraelit/ Lideri i protestës Arben Kola: Ka grupe serbe dhe greke të infiltruara…

20:10 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetbetmoon girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis