GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Tiranë/ U shkarkua nga puna, punonjësi godet me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit! (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka dhunuar drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), Dhimitraq Prishka,  institucion që funksionon në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që dyshohet të ketë lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së personit të shpallur në kërkim, Benard Fejzollari. Mësohet se ai ka pritur drejtuesin e AKEM pranë ambienteve të ministrisë, ku fillimisht mes tyre ka pasur një përplasje verbale.

Debati më pas ka degraduar në kanosje dhe dhunë fizike, ku i dyshuari pretendohet se e ka goditur me grusht zyrtarin. Pas denoncimit të ngjarjes, strukturat e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

Në dëshminë e tij, Prishka ka pretenduar se fillimisht është ofenduar me fjalë fyese nga Fejzollari. Më pas, sipas tij, konflikti ka degraduar në dhunë fizike, ku ai është goditur fillimisht me shuplakë në fytyrë dhe më pas me grusht.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve ka deklaruar se ka reaguar vetëm në kushtet e vetëmbrojtjes, duke e goditur edhe ai Fejzollarin pas sulmit të pretenduar ndaj tij. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa Benard Fejzollari është shpallur në kërkim policor.

 

Etiketa: drejtorgrushtpunonjes

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, mbeti i plagosur një 35-vjeçar (Emri)

Të shtëna me armë në Lezhë si pasojë e sherrit në lokal, mbeti i plagosur një 35-vjeçar (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

Shqipëria ka bërë detyrën ndaj San Marinos në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke fituar me shifrat 0-3 në transfertë,...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com