GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Dy javë pa marrë përgjigje, banorët përplasen me punonjësit e bashkisë për mbylljen e shkollës në Gizë

10:48 - 16/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Dy javë pa marrë përgjigje, banorët përplasen me punonjësit e bashkisë për mbylljen e shkollës në Gizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për dy javë rresh banorët e fshatit Gizë në Patos protestojnë për mbylljen e shkollës në fshat, duke i lënë fëmijët  e tyre pa mësim. Në kohën kur nxënësit kudo në vend nisën mësimin plotësues, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me 62 fëmijë të arsimit fillor e parashkollor në fshatin Gizë pasi vendimit të Bashkisë për ta mbyllur shkollën.

Bashkia ka vendosur që këta fëmijë ta zhvillojnë mësimin në qytet, por pa iu vendosur në dispozicion mjet transporti, çka e ka bërë të pamundur për nxënësit që të  shkojnë në shkollë.

Të revoltuar për mungesën e transparencës dhe informacionit nga ana e Bashkisë së Patosit prindërit kundërshtojnë transferimin e fëmijëve në një shkollë tjetër, ndërsa pretendojnë se shkolla do të shembet për t’u kthyer në lulishte.

Në datë 7 shtator ata e ngritën këtë shqetësim në media, ndërsa ditën e sotme kanë hyrë në ambientet e Bashkisë, ku shprehen se nuk do të largohen pa marrë një vendim.

Kryetarja e Bashkisë Patos nuk ishte e pranishme, madje as nuk ka pranuar t’iu përgjigjet kërkesës së banorëve. Megjithatë  debate dhe përplasje janë krijuar në ambientet e institucionit, pasi qytetarët ankohen se kanë 2 javë pa i çuar fëmijët në shkollë dhe akoma nuk kanë një përgjigje konkretet mbi këtë çështje.

Në debat e sipër me një nga punonjësit  e Bashkisë ata thanë se vendimi për prishjen e shkollës të shpallur në rrezik shembjeje është gënjeshtër. Sipas tyre shkolla ka pësuar plasaritje të lehta nga tërmeti por nuk që është në rrezik shembjeje.

Fillimisht punonjësit e bashkisë iu shmangën kërkesës së tyre, por në pranin e kamerave kërkuan që të bisedojnë nga afër. Banorët u shprehën se nuk presin më asnjë ditë më shumë, por do e dërgojnë çështjen në instanca më të larta. Sipas tyre bashkia i shmanget përgjegjësisë dhe zvarrit çështjen qëllimisht.

Pjesë nga debati:

Qytetari: Ti duhet të kishe ardhur atje. Kemi dy javë që  kemin bërë ankesën dhe po na mbesin fëmijët pa shkollë.  Ti më firmos mua që ajo shkollë është në rrezik shembje ku të gjithë shtëpitë tona ashtu janë.

Pse nuk e keni marrë njëherë mundimin të vini të bisedoni nga afër me ne.  Sot duhet të hapet shkolla dhe pikë, o do hapet ose ne do ndërmarrim veprime të tjera.  Në do shkojmë deri në Tiranë, më vjen keq por nuk më keni lënë zgjidhje tjetër.  Sepse ti Vangjel flet si kodra pas bregut.

Punonjësi : Nuk e kam thënë unë vendimin përfundimtar

Qytetari: Mos gënje ti e the që ajo shkollë është në rrezik shembje, të dëgjova vetë.

Punonjësi: Unë kamë vendosur inventarin që të mos futen fëmijët, arsyeja…

Qytetarja; Nuk ju japim më kohë të vij kryetarja ta zgjedh.

Punonjësi: Kryetarja është në Tiranë

Qytetarja: Jo jo aty është kryetarja, ajo akoma nuk ka dalë nga shtëpia, sepse në orën 9 që ne u nisëm për këtu ajo akoma ishte në shtëpinë e saj. Ne e gjejmë e në  Tiranë mos keni merak, nesër do ta çojmë vetë problemin në Tiranë.

Qytetari: I kemi fëmijët në rrugë, vuajtjet e fëmijëve tani nuk i dini ju. Ti Linidta eja këtu si specialiste ke një kosto këtu. Ju ka ardhur një letër nga prefektura, ca ju thotë  letra.

Punonjësi bashkisë: Do ju japim një përgjigje zyrtare, e cila vonin vetëm 3 ditë.

Qytetari: E po ne kemi dy javë që  e kemi ngritur problemin, kur e keni marrë letrën ju?

Punonjësi: Dje

Qytetari: Pra nesër ju merrni vendimin.

Punonjësi: Nuk merret vendimi aq lehtë.

Qytetari: Pa e zgjatur duhet t’i jepni një rrugëzgjidhje1

Punonjësi i bashkisë për mediat: Problemi ka vajtur tek Instituti i Ndërtimit në Tiranë, do ju sjellim shkresat t’i shikoni. Ne me atë po merremi.

Qytetari: Po  ndryshoni fjalët njëherë thoni në rrezik shembje, njëherë me plasaritje të lehta.

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
“Do mbyllen plagët e tërmetit”, Rama lëvdohet me vaksinimin: Nuk kemi zili asnjë vend

“Do mbyllen plagët e tërmetit”, Rama lëvdohet me vaksinimin: Nuk kemi zili asnjë vend

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com