GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eduard Duro pazare me fondin e familjeve rome, i jep 310 MLN lekë firmës që zbukuroi zyrën e Ramës

13:11 - 21/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Eduard Duro pazare me fondin e familjeve rome, i jep 310 MLN lekë firmës që zbukuroi zyrën e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduard Duro, po bën pazare me fondet që janë akorduar për të rregulluar shtëpitë e familjeve rome. Ky komunitet në çdo qytet të Shqipërisë shpesh lihet pas dore, por ndoshta përfitojnë në këtë moment sepse po afrojnë zgjedhjet.

Tani që ju duhen votat, bashkiakët kujtohen që të bëjnë ndonjë shërbim për këto familje. Kështu po bën edhe Duro, që ka hapur tenderin me objekt ‘Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete te varfra dhe te pa favorizuara’ me fond limit 310 milionë lekë.

Bëhet fjalë për riparimin e çative, rrjetit elektrik dhe përmirësimin e suvave të 65 banesave.

Ndërkohë po të shohim dokumentin më tutje, do të kuptojmë se edhe këtë herë Duro nuk ka menduar shumë për të përmirësuar banesat e këtyre qytetarëve, por për të xhiruar fondin 310 milionë lekë tek kompania e paracaktuar.

Për këtë arsye ai ka bërë manovra me kriteret dhe në fund ka firmosur tenderin pa garë. Në fakt mundësitë ishin që ky prokurim të mbyllej sipas rregullave ligjore, por kjo nuk do të ishte në interes të kryetarit.

Shohim që në fazën e parë janë dorëzuar 7 oferta, por si për çudi 6 prej tyre u skualifikuan menjëherë, përfshirë këtu edhe ofertën e ARTYKA II Shpk  dhe ASI INVEST Shpk, të cilat ishin më të lira, me nga 214 milionë lekë.

Kështu do të kurseheshin rreth 100 milionë lekë nga arka e bashkisë.

Por Duro favorizoi për në fazën e fundit firmën AD-STAR Shpk, me propozimin për ta kryer këtë punë me 220 milionë lekë ( pa llogaritur TVSH).

Kompania në pronësi të Alfred Çomës, pa u përballur me konkurrent tjetër u shpall menjëherë fituese ditën që u mbajt tenderi, por kontrata u mbajt larg syve të  publikut deri më datë  20 shtator 2024.

Ky projekt, nisur nga vlera që po shpenzohet por edhe qëllimi, duhej zhvilluar me seriozitet dhe korrektësi. Kjo nuk ka ndodhur dhe Open Data Albania ka ngritur alarmin duke i vendosur tenderit ‘Flamurin e kuq’. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Kujtojmë se firma AD-STAR Shpk është një kompani e privilegjuar e kryeministrit Rama, pasi për disa vite resht ajo është mbuluar me tenderë vetëm për t’u marrë më zyrën e tij.

Për më shumë se një vit Rama është marrë më rregullime në godinën e kryeministrisë. Konkretisht, në periudhën dhjetor 2017-prill 2019, ku në ndërtesë janë kryer punime restauruese me vlerë të paktën rreth 1,55 milionë euro.

Sipas të dhënave të botuara nga Open Data Albania, kjo shumë i është paguar vetëm kompanisë Ad-Star shpk.

‘11 dhjetor 2017: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

19 janar 2018: rreth 470 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

20 dhjetor 2018: rreth 450 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

18 janar 2019: rreth 300 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë.

30 prill 2019: rreth 40 mijë euro për restaurime në ndërtesën e Kryeministrisë’, paratë e dhuruara nga Rama!

Kjo e shpjegon edhe arsyen përse kjo firmë mbetet e preferuara edhe për bashkitë e Korçëa dhe Devollit, të cilat e pasurojnë me tenderë pa garë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzikmbanesaBAshkia Devolleduard durofamiljet romeopen data albaniared flag

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra

Bisedat në “Sky”/ Bajri: Ervin Mata ofron 5 mln € për Eldi Dizdarin dhe ty. Vis Martinaj: Ai s’ka as morra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados
Breaking Views

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Administrative i prangosur për seancën kundër Ols Dados. Gjykata Administrative do të...

Lexo më shumë
Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com