GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi mafioz në Fushë Krujë, zbulohet itinerari i viktimave para se të masakroheshin

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Ju shfarosim”, gazetarja për masakrën e Fushë-Krujës: Nuk do të digjeshin, po të shuante zjarrin policia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet itinerari i Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij para se të ekzekutoheshin me armë zjarri.

Në sajë të kamerave të sigurisë, por edhe dëshmisë të shokut të viktimave është zbuluar itinerari i fundit që kanë përshkruar para atentatit.

Gjatë paradites ata kanë qenë në një lokal në Rinas, ndërsa në mesditë ishin në një restorant të njohur afër mbikalimit të Fushë-Krujës. Aty kanë parkuar makinën “Volkswagen Passat” dhe një shoku i tyre me makinë dërgoi deri në Kamzë te një servis ku kishin lënë një tjetër makinë për riparim.

Duke qenë se makina nuk ishte gati ata janë kthyer po me mjetin e mikut të tyre, deri tek restoranti ku kishin “Passatin”. Disa minuta më pas dolën prej aty dhe morën drejtimin për tek mbikalimi i Fushë-Krujës. Në këtë të fundit ata u ndeshën me breshërinë e plumbave.

Nga ana tjetër, edhe automjeti që u gjet i djegur 12 orë pas ngjarjes në fshatin Ahmetaq i ka kaluar për verifikimet e policisë së Fushë-Krujes, nëse është alibi për të shpërqendruar hetimet. Por ka dyshime se mjeti ka qenë i autorëve, të cilët pasi dogjën dhe këtë automjet, janë larguar nga zona me tjetër mjet.

Pista kryesore vijon të jetë përplasja mes grupeve kriminale ndërsa personat e dyshuar dhe që mund të kenë dijeni për ngjarjen nga Fushë-Kruja dhe Nikla prej gati një jave rezultojnë të jenë larguar nga vendi në mënyre të rregullt. Kjo është vërtetuar nga sistemi TIMS.

 

Etiketa: atentatFushe Kruje

Lajme të lidhura

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Para
Motori del nga rruga në Sarandë, plagosen dy persona

Motori del nga rruga në Sarandë, plagosen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar ligjvënësit e Partisë Socialiste, duke deklaruar se prej një jave ata kanë...

Lexo më shumë
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com