GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Epidemiologu: Të vdekurit gjatë pandemisë i vrau papërgjegjshmëria e qeverisë

16:22 - 24/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Epidemiologu: Të vdekurit gjatë pandemisë i vrau papërgjegjshmëria e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Epidemiologu i njohur, Erion Dasho, e ka nisur këtë të dielë me akuza të forta ndaj qeverisë  sa i përket  trajtimit të koronavirusit në vendin tonë. Përmes një postimi në Faecbook ai shkruan se, një pjesë e konsiderueshëm  e mjekëve  nuk kanë mjekuar në mënyrën e duhur pacientët, por kanë abuzuar me ta për të fituar sa më shumë para.  Sipas mjekut, një pjesë e mirë e pacientëve në Shqipëri kishin simptoma të lehta që mund të trajtoheshin në një mënyrë më natyrale dhe më pak të kushtueshme, por mjekët i zvarrisnin për analiza dhe mjekime të panevojshme, të cilat jo vetëm që rënduan xhepat e tyre, por u bën shkak edhe për humbje jete.

“Padituria herë merr formën e një konspiracionisti, herë atë të një përfaqësuesi antiestablishment, herë atë të një dashnori të lirisë dhe jo rrallë, fatkeqësisht, shfaqet pas një tjetër bluze të bardhë të vendosur në anën e gabuar të barrikadës.  Viti 2020 kaloi duke u mbushur mendjen qytetarëve të terrorizuar nga sharlatanët se 80% e të infektuarve nuk kishin nevojë për asnjë trajtim apo ekzaminim. I vetmi shpenzim i justifikuar ishte blerja e një puls oksimetri për ndjekjen e ecurisë së sëmundjes.

 Çdo person që niste kollitej sado pak, u bë pre e mashtruesve dhe të paaftëve. Një listë e gjatë me analiza, referim për skaner dhe një recetë bombastike me antibiotikë e çoi faturën më të thjeshtë të trajtimit të COVID-it në 1 mijë euro. Jo rrallë, këto mjekime ishin përgjegjëse për dëmtimin e shëndetit, madje edhe për humbjen e jetës”, shkruan ai.

Sipas Dashos, më shumë se gjysma e të vdekurve nga koronaviursi, humbën jetën jo se nuk mund të përballonin sëmundjen, por nga papërgjegjshmëria e qeverisë.  Mjeku thotë se këto abuzime vazhdojnë akoma, për shkak se një pjesë e mirë e pacientëve nuk janë të informuar dhe në kushtet që ndodhen pranojnë çdo sugjerim të mjekëve, që në shumë raste ka rezultuar abuzim se sa ndihmë.

  “Pjesën më të madhe të 16 mijë fatkeqëve që vdiqën nga COVID-i i vrau papërgjegjshmëria e qeverisë, ministrisë dhe komitetit të marionetave politike.  Por një pjesë jo të vogël të tyre, i vranë mjekimet e papërgjegjshme të marra pa asnjë logjikë mjekësorë nën presionin e injorantëve dhe makutëve.  Sot këta injorantë mund të vrasin sërish duke ju mbajtur ju dhe fëmijët tuaj larg vaksinës.  

Mos i lejoni!  E deklaroj këtë si një ekspert dhe mik që nuk ka as edhe interesin më të vogël pas vaksinave dhe si një person që jap prej një viti e gjysmë këshilla që po të ishin dëgjuar, do të kishin shpëtuar me qindra jetë! Kush vaksinohet sot, e pret një dimër shumë më i sigurt dhe më i shëndetshëm! Nuk e them unë! E thotë çdo institucion dhe shkencëtar prestigjioz sot në botë”, shkruan ai.

Mjeku Erion Dasho dhe Ilir Alimehmeti kanë kritikuar shumë herë  mënyrën e gabuar që mjekët trajtojnë pacientët me covid-19, vetëm për përfitime financiare.

Etiketa: epidemiologuhumbje jeteKoronavirusPandemia

Lajme të lidhura

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00
Breaking Views

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Gara ilegale në autostradën e Milotit, bllokohet rruga, rrezik aksidentesh

Gara ilegale në autostradën e Milotit, bllokohet rruga, rrezik aksidentesh

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com