GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Erion Braçe dorëzon detyrën përfundimisht dhe përmbys karrigen: Nuk hyra si hajdut dhe nuk dola si hajdut

17:03 - 20/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Erion Braçe dorëzon detyrën përfundimisht dhe përmbys karrigen: Nuk hyra si hajdut dhe nuk dola si hajdut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zv. kryeministri Erion Braçe ka dorëzuar ditën e sotme përfundimisht detyrën dhe këtë e bëri të ditur me anë të një videoje të publikuar, me pamjet nga largimi i tij nga zyra që mbante në Qeverinë ‘Rama 2’.

Nëpërmjet një postimi të gjatë në facebook, Erion Braçe thekson se është mbyllur marrëdhënie në qeveri, madje ka publikuar dhe një video me karrigen e zyrës të kthyer përmbys!

Në mesazhin e tij, Erion Braçe thekson se nuk hyri si hajdut në qeveri dhe nuk doli si hajdut prej saj.

“NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT! Ne 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie.  SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!” – shkruan Braçe.

Braçe gjithashtu thekson se këtë post në qeveri nuk e ka dashur kurrë dhe se marrja e kësaj detyrë iu kërkua. Ai më tej thotë se ndonjëherë ndihej si drejtor gjimnazi që rri në dezhurn, dhe se ka qenë i kufizuar në shumë veprime për shkak të Kodit të brendshëm të Etikës.

“Të premten që shkoi puna ime në qeveri u mbyll; marrëdhënia e krijuar nga dëshira për t’i shërbyer njerëzve në atë nivel mbaroi; Mbase edhe më herët, qyshkur u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurin në gjimnaz dhe, herën tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me marrëdhënie brenda. Një përvoje e çuditshme pushteti, përvoje karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova -ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi” – shkuan Braçe, i cili më tej falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij gjatë detyrës si zv. kryeministër.

Erion Braçe dha dorëheqjen nga posti i zëvendës kryeministrit në datën 25 gusht të këtij viti. Dorëheqja e tij u pasua me kritika që bënte në rrjetin social facebook, ku la të kuptohej se informacionin e shkarkimit e kishte marrë para kohe dhe për këtë dha dorëheqjen para kohë.

Etiketa: Erion Bracehajdutkarrigia

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Mjeku Ilir Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

Doza e tretë e vaksinës, Alimehmeti: Fokusi duhet të jetë tek imunizimi

TË FUNDIT

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat
Aktualitet

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit që po u prish banesat

10:14 - 18/03/26

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë. Që prej 15 vitesh, banorët...

Lexo më shumë
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com