GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Escobar: Kosova të përmbushë kërkesat për targat e Asociacionin

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, tha se Kosova duhet të përmbushë kërkesat perëndimore për çështjen targave të makinave dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërsa Serbisë i është bërë e qartë se tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës është e padobishme.

Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Escobar e vlerësoi mjaft të rrezikshme situatën në veriun e Kosovës. Aty, institucionet vendase kanë mbetur pa punonjës serbë.

Këta të fundit u tërhoqën për shkak të mospajtimeve me vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Deklarata

“Ne kemi qenë shumë të qartë dhe të hapur se çfarë presim nga të dyja palët. Nga pala e Kosovës kemi kërkuar një periudhë njëvjeçare të zbatimit për të bërë një fushatë publike të njoftimit dhe për të përgatitur komunitetin e prekur, që të jetë i gatshëm të ndërrojë targat e makinave”, u shpreh Escobar.

“Ne po ashtu po u bëjmë thirrje që të fillojnë ta vënë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në rend dite. Kjo është një kërkesë. Nga pikëpamja jonë dhe ajo e partnerëve të Quintit, kjo është një kërkesë dhe ne do të ngulim këmbë.

Nga pala serbe, ne mendojmë se çdo protestë duhet të jetë paqësore dhe largimi i serbëve nga institucionet nuk është i dobishëm. U bëj thirrje palëve që të jenë gati të përmbushin këto çështje menjëherë”, tha ai.

Escobar shtoi se koha është për më shumë dialog dhe se Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta gjatë procesit të bisedimeve se cilat janë pritjet nga pala e Kosovës.

Etiketa: EscobarKosova

Lajme të lidhura

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato
Breaking Views

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato

18:28 - 31/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Para
Kurti e Osmani takojnë Makron, porosia e presidentit francez për tensionet

Kurti e Osmani takojnë Makron, porosia e presidentit francez për tensionet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit
Aktualitet

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26

Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e...

Lexo më shumë
Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

12:55 - 01/11/26
Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

12:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com