GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE: Shqipëria është bërë ‘Kolumbia e Evropës’ për drogën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE: Shqipëria është bërë ‘Kolumbia e Evropës’ për drogën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është vënë sërish në qendër të kritikave në Parlamentin Evropian, këtë herë nga eurodeputeti gjerman Dr. Alexander Sell, i cili ka mbajtur një fjalim të ashpër kundër procesit të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Sell deklaroi se Shqipëria nuk i plotëson aspak kushtet demokratike për t’u bërë pjesë e BE-së, duke përmendur problematika të shumta si zgjedhje jo të lira, mungesë të lirisë së shtypit, korrupsion masiv dhe ndikimin e mafies në jetën ekonomike dhe institucionale të vendit.

Gjatë diskutimeve për ngritjen e një komisioni për integrimin e Ballkanit në BE, Sell ka qenë i ashpër ndaj presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen, duke i kërkuar llogari se pse tatim paguesit gjermanë do të duhet që të paguajnë për jetën luksoze të politikanëve që qeverisin Shqipërinë.

“1 miliard euro do i japë Von der Leyen qeverisë së Shqipërisë, Partisë Socialiste. Zgjedhjet e majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan blerjen masive të votës, liria e shtypit thuajse nuk ekziston, dhe Tik-Tok u mbyll gjatë fushatës.
Nga pikëpamja ekonomike, Shqipëria përfitimet kryesore i ka nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Mafia shqiptare kontrollon me brutalitet ekstrem trafikun e kokainës dhe marihuanës në mbarë Evropën. Shumë miliarda vërshojnë çdo vit në Tiranë. Qiellgërvishtëset dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka, njësoj si në Dubai. Qeveria ka pjesën e saj në këtë biznes, korrupsioni është i gjithëpërhapur aq sa edhe fondacioni Rosa Luksemburg i partisë së majtë gjermane, flet për (citoj) ‘një kontroll kleptokratik të shtetit nga ana e Partisë Socialiste’. Ekspertët, për këtë arsye e quajnë Shqipërinë ‘Mafia shtet’, ‘Kolumbia e Evropës’. Ky është vendi që Ursula von der Leyen do ta antarësojë në Bashkimin Evropian. Unë pyes:
Çfarë përfitojnë qytetarët tanë prej kësaj?
Përse duhet që qytetarët gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar dhe bosëve të mafias në Shqipëri?
Këtë nuk do ta lejojmë!  Ne i themi JO antarësimit në BE të Shqipërisë.
Ne i themi JO këtij komisioni.”, është shprehur eurodeputeti i AfD-së, Alexander Sell.

Etiketa: eurodeputetshqiperiri

Lajme të lidhura

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje
Aktualitet

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)
Aktualitet

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Para
Vëllai i Erion Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut, mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

Vëllai i Erion Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut, mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 këste

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com