GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Eurodeputeti Terhes: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Eurodeputeti Terhes: SPAK-u në Shqipëri po përdoret për spastrim politik

Cristian TERHES in the EP in Brussels

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eurodeputeti rumun Cristian Terheș ka dhënë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e drejtësisë në Shqipëri.

Në një intervistë, Terhes u shpreh se struktura e antikorrupsionit në Shqipëri (SPAK) po rrezikon të përdoret si instrument për eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe për goditjen e bizneseve të caktuara.

Sipas eurodeputetit, Rumania ka kaluar një periudhë të ngjashme, kur fushata antikorrupsion, megjithëse nisi me synime të drejta, u përdor nga segmente politike dhe të shërbimeve të inteligjencës për qëllime selektive.

“Nëse nuk do të isha njoftuar shpejt për atë që po ndodhte në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë për ata që nuk janë pjesë e delegacionit ndërparlamentar shqiptar të dinë të gjitha detajet që po ndodhin atje. Shikoni, Rumania ka qenë në një situatë të ngjashme me vendin tuaj 10-15 vjet më parë, ku patëm një fushatë shumë të fuqishme kundër korrupsionit. Por kur e morëm vesh se kjo fushatë kundër korrupsionit po përdorej nga disa njerëz në fushën politike dhe në atë të inteligjencës për të larguar politikanë të caktuar apo për të shkatërruar disa kompani, ne reaguan publikisht. Kështu që, sepse ne e nxorrëm situatën në dritë, burokratët evropianë nuk kishin mundësi tjetër përveçse të pranonin problemet.

Pra, tani në Rumani, për shembull, gjithnjë e më shumë njerëz janë shpallur të pafajshëm, sepse gjyqtarët kanë zbuluar se mënyra se si janë kryer hetimet penale 10-15 vjet më parë ishte bërë duke shkelur procesin e duhur ligjor. Kjo është pikërisht ajo që kam zbuluar edhe unë gjatë kohës që kam qenë në Shqipëri. Mirë, ajo që kam pasur fokus kur kam qenë atje ka qenë kryesisht situata e sistemit gjyqësor. Kam pasur disa kolegë të tjerë që kanë pasur fokus në procesin zgjedhor. Ata ishin gjithashtu vëzhgues në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit. Gjatë asaj kohe unë kam dashur të vij, por ne kishim zgjedhje edhe në Rumani.

Por në fund të ditës, të gjitha, le të themi, edhe akuzat për keqbërje gjatë zgjedhjeve, mund të zgjidhen shumë lehtë nëse keni një sistem gjyqësor të fortë, të lirë dhe të pavarur. Sepse ky është themeli dhe baza e çdo qeverie demokratike dhe të dobishme për popullin. Në bazë të asaj që tha Komisioneri Costa dje në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian, ju jeni shumë pranë arritjes së atij qëllimi. Mendoj se, nëse nuk gaboj, është 2027. Mendoj se ky është objektivi që ju të bashkoheni me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027, nëse nuk gaboj.

Dua të theksoj këtë: Objektivi është shumë i rëndësishëm për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, por në fund të fundit, disa reforma që po bëni në vendin tuaj, duhet t’i bëni ato jo për të kënaqur politikanë të caktuar apo burokratë në Bruksel, por për të kënaqur popullin shqiptar. Kjo është arsyeja pse theksoj përsëri rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës, procesit të duhur ligjor dhe pavarësisë së sistemit gjyqësor gjatë këtij procesi reformues”,- është shprehur eurodeputeti per Syri tv.

Etiketa: eurodeputetKryesore1politikSpak

Lajme të lidhura

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon
Aktualitet

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Para
Gjykata Kushtetuese cakton seancën për TikTok, reagon AGSH: Moment i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese cakton seancën për TikTok, reagon AGSH: Moment i rëndësishëm për lirinë e shprehjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia
Aktualitet

Tabaku ironizon deputetët e PS: Një jave në “arrest shtëpie”, sot mblidhen të rrethuar nga policia

10:52 - 20/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ironizuar ligjvënësit e Partisë Socialiste, duke deklaruar se prej një jave ata kanë...

Lexo më shumë
Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

Nis protesta e pedagogëve në mbështetje të studentëve: Kjo është një qeveri që nuk dëgjon

10:50 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com