GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë

në Aktualitet, Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Alis elektrizon skenën e Eurovision! Shqipëria kualifikohet në finale, performanca e “Nan” ngre publikun në këmbë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të jetë pjesë e finales së Eurovision. Alis me këngën “Nan”, si i 13-ti në radhë për të performuar, arriti ta çojë vendin tonë në finale.

Këngëtari nga Shkodra dhuroi një performancë spektakolare, duke elektrizuar skenën e madhe të Vjenës. Performancën e bëri akoma më interesante edhe prania e aktores Rajmonda Bulku në skenë. Në atmosferën elektrizuese të gjysmëfinales së dytë të “Eurosong 2026”, publiku europian përjetoi një moment krenarie shqiptare, teksa në skenën madhështore u ngjit artisti Alis, duke sjellë një performancë plot emocion, energji dhe identitet artistik. Gjysmëfinalja e dytë e “Eurovision Song Contest 2026” nisi me një performancë të jashtëzakonshme, që ngjiti në skenë këngën fituese të vitit të kaluar, “Wasted Love” nga JJ.

Ndërsa, kënga “Nan”, e vlerësuar edhe nga mediet ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale, mori vëmendjen e të pranishmëve në këtë skenë evropiane të muzikës. Alis u duartrokit për performancën drithëruese, ndërsa në sfond të skenës shfaqej imazhi i artistes Rajmonda Bulku, një gjetje kjo e skenografisë që lidhet me portretin e nënës shqiptare dhe mesazhin thelbësor të kësaj kënge. Hiti i Alis erdhi mes flamurit kuqezi dhe atmosferës elektrizuese të “Wiener Stadthalle”, gjatë gjysmëfinales së dytë të “Eurovizion 2026”.

Për Shqipërinë, pjesëmarrja në Eurosong mbetet jo vetëm një garë muzikore, por edhe një mundësi për të prezantuar kulturën, talentin dhe frymën artistike shqiptare në arenën ndërkombëtare. Më herët gjatë ditës së djeshme Kryeministri, Edi Rama, bëri thirrje publike për mbështetjen e përfaqësuesit shqiptar në “Eurovision Song Contest 2026”. Kënga “Nan” sjell një mesazh emocional dhe të fuqishëm mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur motive moderne me elemente autentike shqiptare. Mbrëmja e djeshme përcolli emocione nga shqiptarët që panë performancën e artistit shqiptar në një prej skenave prestigjioze të muzikës.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur masa më të forta për votimin, pas kritikave dhe akuzave për manipulime në edicionet e kaluara. Numri maksimal i votave për çdo person është reduktuar në 10.

Etiketa: alisEurovizion

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë
Aktualitet

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë

09:22 - 07/11/26
Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik
Aktualitet

Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik

09:03 - 07/11/26
Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!
Aktualitet

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

08:49 - 07/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 15 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë
Aktualitet

Zgjedhjet në PD/ Demokratët në Fier dhe Korçë votojnë për kryetarët e rinj të degëve, në garë 7 kandidatë

09:22 - 07/11/26

Demokratët në Fier dhe Korçë i janë drejtuar këtë të shtunë kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj...

Lexo më shumë
Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik

Rama vijon talljen me studentët, tavolinën prej guri e quan edhe destinacion turistik

09:03 - 07/11/26
Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

08:49 - 07/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com