GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Evis Berberi i jep 2 milionë euro Ndoc Kullës për të vizuar rrugën, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Evis Berberi i jep 2 milionë euro Ndoc Kullës për të vizuar rrugën, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Evis Berberi  i Autoritetit Rrugor Shqiptar e ka rritur dozën e abuzimeve dhe po nënshkruan çdo javë tenderë në shkelje të ligjit. Këtë herë ai ka xhiruar nga Thesari i Shtetit 2 milionë euro për riparim sinjalistikash, fond që nuk dihet ku e ka destinacionin e vërtetë.

Konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësim i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2023)”. Tenderi është publikuar më datë 22 maj 2023 në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Sikur shihet në dokument ARRSH do të marrë nga fondet tona 2 milionë euro dhe do t’i shpenzojë për vijat e rrugëve në rajonin verior, të cilat gjithsesi mbeten në gjendje të amortizuar.

Fituesi i këtij tenderi është firma “Jubica shpk”në pronësi të Ndoc Kullës. Oferta  e tij ishte në të njëjtën vlerë me fondin limit, fakt që ligji i prokurimeve nuk e lejon, por sërish Berberi e ka shpallur të vlefshme. Madje pa zhvilluar një garë siç e kërkon ligji i prokurimeve, Berberi e ka ka firmosur kontratën.

Ndërkohë, në dokument tregohet qartë që nuk ka pasur oferta të tjera dhe Jubica shpk e mori fitoren pa të drejtë.

Sakaq, vlen të theksojmë se ky vendim i fundit i Berberit, ishte më tepër si një aprovim që Jubica të vazhdonte sagën e abuzimeve duke përfituar nga prokurimet e shërbimeve në këtë rajon.

Edhe në vitin që lamë pas, ARRSH shpenzoi 1.9 miliardë lekë për  tenderin me objekt “Përmirësimi i sinjalistikës horizontale, vertikale dhe pajisjeve të sigurisë rrugore në akset e Rajonit Verior, Loti 1 (2022)”. I cili gjithashtu u fitua në shkelje të ligjit nga “Jubica shpk”. Dhe, në këto rrugë nuk kemi parë as vija të bardha, as sinjalistikë vertikale!

Vitin e kaluar. në atë tender garonte edhe firma RSM COMPANY SHPK, e cila kishte paraqitur ofertë 10 milionë lekë më lirë se Jubica shpk, por Evisi e kishte paracaktuar fituesin. Tenderi i firmosur me 22 maj 2023 fakton përvetësimet që bëhen në ARRSH duke manipuluar tenderët në favor të miqve të Berberit.

Monitorimi i trafikut/ Evis Berberi u dhuron 21 MLD lekë pronarit të MCN, Endri Meksi dhe oligarkut Gjoka

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: ARRSHEvis Berberijubica shpktender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Meta thirrje këshilltarëve bashkiakë: Mbroni interesin publik

Meta thirrje këshilltarëve bashkiakë: Mbroni interesin publik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com