GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve, frika e një burracaku nga humbja

16:01 - 09/05/25
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Falja e gjobave dy ditë para zgjedhjeve, frika e një burracaku nga humbja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri ndodhin mrekulli vetëm kur pushteti dridhet. Dhe këtë javë, një mrekulli e tillë ka ndodhur: Edi Rama, njeriu që prej 12 vitesh s’ka lënë inspektorat pa urdhëruar, polic pa dërguar e gjobë pa lëshuar, është kthyer në versionin institucional të Babagjyshit. Dy ditë para zgjedhjeve, kreu i qeverisë ka vendosur të falë me një të rënë të lapsit gjobat e grumbulluara prej vitit 2015 deri më sot. Jo një vit, jo dy. Dhjetë vjet terror administrativ u lanë me një të pështirë faljeje politike.

Kjo s’është më qeverisje, kjo është panik. Panik elektoral.

Sepse Edi Rama ndien që terreni po i rrëshqet nga këmbët. Sepse Sali Berisha, armiku i përjetshëm i propagandës së tij, jo vetëm që u rikthye në skenë, por edhe SHBA i hoqi Non-Gratën — një vendim që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit pranoi se ishte marrë politikisht nga epoka e Biden. Dhe kur e kujton që Berisha kishte paralajmëruar se pikërisht Sorosi dhe Rama kishin ndikuar në atë shpallje, për ta damkosur si të “padëshiruar”.

Në këtë klimë frike, Rama zgjodhi të bëjë atë që di më mirë: të blejë. Të blejë ndjesën e qytetarëve që u rrënuan me gjoba, të blejë votën e fermerëve që u gjobitën për një stallë dhish pa leje, të blejë heshtjen e atyre që u ndëshkuan për daljen në rrugë gjatë pandemisë. Këto nuk janë politika sociale – janë rrëfime paniku. Janë rrëmuja shpirtërore të një pushteti që e ndjen erën e humbjes dhe ngatërrohet mes faljes dhe frikës.

A është vallë rastësi që ky vendim merret saktësisht 48 orë përpara ditës së votimeve?

A është rastësi që ky akt nuk vjen pas një debati në Kuvend, as pas një iniciative qytetare, por pas një lajmi që ka turbulluar keq psikikën e liderit të Rilindjes – lajmi se Berisha mund të kthehet sërish në arenën ndërkombëtare si një kundërshtar i fuqishëm?

Jo. Nuk është rastësi. Është lëvizje e një lojtari të kapur ngushtë.

Në vend që të përballej me pasojat e një dekade qeverisje me arrogancë, Rama po përpiqet ta mbyllë këtë kapitull me një mashtrim final – “do t’ju falim gjithçka, vetëm mos më ndëshkoni me votë”.

Por shqiptarët nuk e hanë më këtë sufllaqe të vjetër, si patronazhistët në vjedhjen e votave.

Kjo është e njëjta qeveri që u solli shqiptarëve patronazhistët, që futi policinë nëpër lagje për maska dhe distancë, që vuri gjoba për varfëri, që mbylli dyert e shtetit për ata që nuk kishin mik, dhe tani po vjen si shpëtimtare? Nuk ka falje që fshin dhimbjen e një dekade përçmimi. Nuk ka gjobë të hequr që barazon padrejtësinë e përditshme që kjo qeveri ka ndërtuar me sistem.

Në fund të ditës, vendimi i Ramës për të falur gjobat nuk është një akt mëshire. Është një akt dëshpërimi. Është si t’i japësh një të mbyturit një thes me para, kur ai ka nevojë për ajër.

Por ajri i kësaj qeverie po mbaron.

Dhe më 11 maj, është populli ai që ka oksigjenin në dorë. Le ta përdorë për të marrë frymë lirisht – pa frikën e një Rame që fal sot, për të sunduar nesër.

Etiketa: Edi RamagjobaKryesore1

Lajme të lidhura

Kukës, materialet zgjegjore transportohen me mushka në qendrat e votimit
Editorial

Rama niset me mushkë, dollap e kontejner për të marrë pasaportën e BE-së

22:47 - 11/05/25
Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje
Editorial

Rilindje me pamje nga deti, kur ministrja të mëson varfërinë nga resorti me pesë yje

21:17 - 06/05/25
Babai gërmon për të birin, shteti gërmon për vota!
Editorial

Babai gërmon për të birin, shteti gërmon për vota!

18:27 - 05/05/25
Para
Blushi-qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në referendumin historik të 11 majit

Blushi-qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në referendumin historik të 11 majit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Grumbulluesit s’do të kenë monopolin mbi çmimet!” Berisha në Dimal: Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj
Politikë

Sali Berisha shpall betejën e radhës: Mbrojtja e votës, dokumentojmë të gjithë aktivitetin kriminal

23:29 - 14/05/25

Për Sali Berishën tashmë ka vetëm një detyrë madhore: mbrojtja e votës. Kjo duke paraqitur çdo gjë me prova dhe...

Lexo më shumë
A ju zhbë “non grata”? Berisha: Më erdhi papritur ky lajm, në DASH ky problem…

“Nuk pranojmë mandat mbi krimin”/ Berisha: Më 16 maj i tregojmë liderve evropianë

23:00 - 14/05/25
Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

Numërohen 100 835 fletëvotimi nga jashtë, PS në avantazh

22:40 - 14/05/25
“Shëndetësia si e viteve 60″/ Berisha: Do dyfishojmë pagat e mjekëve, lista e barnave si e Italisë

Berisha: 11 maji, grabitja më e madhe e votës në 33 vite pluralizëm

22:11 - 14/05/25
“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

22:00 - 14/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com