GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fashat rrisin çmimin e energjisë për 48.500 familje, zbardhen shifrat për vitin 2022

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi i energjisë do të rritet me 80% nga tetori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtrenjtimi i energjisë për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh do të prekë gati 48 500 familje. TV SCAN ka siguruar shifrat e përditësuara zyrtare për konsumin e abonentëve familjarë për vitin 2022, ku rezulton se plani i qeverisë për rikthimin e skemës së tarifimit me 2 blloqe, do të përkthehet në shpenzime më të larta për një numër të konsiderueshëm abonentësh.

Ndërkohë që, me ndryshimin e bllokut nga 700 kwh, që ishte plani fillestar, në 800 kwh, qeveria duket se ka planifikon të “kursejë” rreth 20 000 familje të tjera, që rezultojnë brenda kësaj fashe konsumi.

Gjithsesi, në rast të miratimit të skemës nga Enti Rregulltor i Energjisë, OSHEE do të arkëtojë ndjeshëm më shumë para’, duke qenë se shtrenjtimi do të sjellë faturimin me çmime më të larta për gati 22.5% të energjisë që konsumojnë familjet shqiptare.

Paralelisht, planet e qeverisë për rikthimin e fashave për tarifimin e energjisë elektrike, nënkuptojnë se rritja e çmimit nuk do të prekë vetëm 32% të konsumit. Kjo për shkak të strukturës apo ndarjes në kategori të tij, ku për një pjesë tashmë çmimi është rritur, një pjesë janë në treg të liberalizuar, një sasi e madhe është humbje në rrjet, ndërsa për pjesën tjetër po kërkohet pikërisht rritja përmes rikthimit të fashave.

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare për 6-mujorin e këtij vitit, 22.2% e konsumit total ishte humbje në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, 11% e energjisë konsumohet nga bizneset që kanë dalë në tregun e liberalizuar e që sigurojnë përmes kontratave individuale me furnizues të tjerë energjinë e nevojshme, ndërsa për 12.4% të konsumit, ku përfshihen bizneset që furnizohen nga OSHEE, si Furnizues i Mundësisë së Fundit, çmimi tashmë është rritur me rreth 70%.

Nëse përfshijmë edhe 22.5% të konsumit të mësipërm familjar, atëherë vetëm 32% e energjisë që konsumohet nuk do të shtrenjtohet. Gjithsesi, vendimi final për ndryshimin e çmimeve i takon Entit Rregullator të Energjisë./scan/

 

Etiketa: cmimi energjisefamiljekryesore2rrtijeshtrenjtimtarifim

Lajme të lidhura

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri
Aktualitet

E rriti djalin e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, detaje të reja nga vrasja e nënës shqiptare nga i biri

20:00 - 03/11/26
Para
Protesta për përdhunimin e 11-vjeçares, Bora dhe Beatrix “bëhen bashkë” (Foto)

Protesta për përdhunimin e 11-vjeçares, Bora dhe Beatrix "bëhen bashkë" (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com