GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Femra U-19, Shqipëria mbyll eliminatoret e Kampionatit Europian 2022

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Femra U-19, Shqipëria mbyll eliminatoret e Kampionatit Europian 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria për femra U-19 ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Uellsit, ku është mundur me rezultatin 1-4, duke mbyllur kështu rrugëtimin në kualifikueset  e Kampionatit Europian 2022.

Trajneri Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Hyska, Gjergji, Troka, Vuksani, Tanushi, Avullija, Iliadhi, Mema, Kacorri, Hamonikaj, Armoku.

Vajzat kuqezi bënë një paraqitje të mirë, duke e nisur mirë ndeshjen, me kontroll të topit dhe lojës. Në minutën e 14-të, Matilda Gjergji dhuron bukur një top afër zonës kundërshtare për sulmuesen Hamonikaj, e cila godet lehtë, me topin që përfundon në duart e portieres kundërshtare.

Shqipëria e sheh veten në disavantazh në minutën e 26-të, me Uellsin që kalon në epërsi me Taylor. Skuadra jonë përpiqet të reagojë, duke u afruar disa herë pranë zonës kundërshtare, por nuk arrin dot të gjejë golin e barazimit. Pak minuta më vonë, në të 44-n, rivalet gjejnë edhe golin e dytë me Poole. Pjesa e parë mbyllet me këto shifra, teksa me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, trajneri Krepi bën zëvendësimin e parë, me Cemerin që futet në vend të Kacorrit.

3 minuta pas fillimit të lojës, Uellsi gjen edhe golin e tretë sërish me Poole, pas një aksioni të bukur. Ekipi përpiqet të krijojë balancë në lojë, duke kërkuar të gjejë golin për të ngushtuar rezultatin dhe hapur lojën. Ndeshja do të ndërpritej për rreth 10 minuta, për shkak se një nga lojtaret kundërshtare pëson një dëmtim dhe mori ndihmën mjekësore në fushën e lojës.

Me rifillimin e sfidës, gjyqtarja akordon një penallti në favor të vajzave tona, me Agli Iliadhin që e ekzekuton në mënyrë të saktë dhe duke i ngushtuar shifrat në 1-3.

Krepi bën edhe katër zëvendësime të tjera, duke futur në lojë Qosen, Bilalin, Blinishtën dhe Sulën dhe duke nxjerrë nga loja Armokun, Bilalin, Avullija dhe Cemerin.

Uellsianet shënojnë edhe golin e katërt sërish me Poole-n, duke vulosur kështu rezultatin në 1-4.

Kjo ishte ndeshja e tretë dhe e fundit e Shqipërisë U-19 për femra në këto eliminatore, teksa në dy ndeshjet e para ka marrë një barazim me Moldavinë dhe një fitore me Andorrën. Përfaqësuesja shqiptare u rendit në vendin e dytë në grupin B3, me katër pikë, ndërsa në vendin e parë renditet Uellsi, që kalon në fazën tjetër. Vendi i tretë në grup i përket Andorrës me një tre, ndërsa Moldavia vendin e katërt me një pikë.

Etiketa: femraGIJOTINA

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Tragjedia e dyfishtë në Vlorë, familja Koreta lajmëron të afërmit jashtë Shqipërisë për ngjarjen

Tragjedia e dyfishtë në Vlorë, familja Koreta lajmëron të afërmit jashtë Shqipërisë për ngjarjen

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com