GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha në Kuvend: Miliarderët e marrin me 60 lekë, të heqim çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në Kuvend: Miliarderët e marrin me 60 lekë, të heqim çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se parlamenti nuk po trajton interesat reale të qytetarëve shqiptarë.

Një nga temat kryesore që ai ngriti ishte ajo e subvencionimit të naftës për fermerët. Sipas Berishës, deklaratat e kryeministrit Rama se vendet e Bashkimit Europian nuk subvencionojnë më naftën janë të pavërteta.

Ai sfidoi publikisht mazhorancën që të gjejë një vend të BE-së që nuk ofron subvencione për karburantin në sektorin bujqësor, duke theksuar se, përkundrazi, disa shtete si Gjermania i kanë rritur këto mbështetje.

“Ky parlament nuk mund të ketë, në qoftë se mban parasysh interesin e qytetarëve shqiptarë, në axhendë tjetër veçse vjedhjet e binomit Rama-Balluku. Çështja e dytë që ky parlament duhet të debatojë dhe t’i japë zgjidhje është çështja e naftës.

Kreu i juaj u deklaroi socialistëve në Lushnjë se Europa nuk subvencionon më naftën. Një mashtrim të turpshëm, të paskrupullt dhe ju që qeshni, ju bëni skllavin këtu.

Sepse sfidoj çdo njeri dhe çdo shqiptar, të gjejë një vend të vetëm anëtar të BE që të mos subvencionojë naftën për fermerët. Përkundrazi, Gjermania e rriti këtë vit subvencionin dhe mundet edhe vendet e tjera.

Të shkosh dhe të deklarosh vetëm pse janë socialistë dhe mund t’u thuash çdo gjë, se Europa nuk subvencionon më naftën, bën një akt cinik, një mashtrim ndaj rreth 40 përqind të shqiptarëve, që ç’është e vërteta është pjesa që djersin më shumë, që sakrifikon më shumë qoftë për kafshatën, qoftë për prosperitetin e vet dhe të vendit.

Ndaj dhe ju që jeni këtu, ose gjeni një vend në BE që nuk jep subvencione nafte, ose damkoseni drejtuesin tuaj si një mashtrues ordiner, që në çdo fjalë nxjerr një mashtrim dhe vendosim këtu të rikthejmë me ligj subvencionin e naftës duke hequr ndaj saj çdo taksë jo vetëm për fermerët, por edhe për transportin publik.

Ju e morët vesh se u pakësuan me 40 përqind linjat e autobusëve, ndaj dhe të bëjmë këtu një ndërhyrje urgjente që të subvencionojmë fermerët.

Vijnë miliarderët e jahteve dhe e marrin me 600 lekë naftën, dhe ata kanë rëndësi në ekonomi se hapin shishe shampanje me Ramën. Po ky është turp mo, a përfaqësoni ju apo ata fermerë apo jo? Duhet ta hedhësh në votim këtë çështje”, tha Berisha.

Etiketa: berishaFermerëKryesore1nafte

Lajme të lidhura

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë
Aktualitet

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!
Aktualitet

“Nëna më ka ndërruar jetë”/ U gjobit me 5 MLN lekë, 17-vjeçari: Nuk më frikëson asgjë, do jem në protestë!

23:00 - 08/11/26
Para
Duka në Samitin e Diasporës: Kombëtarja bashkon shqiptarët kudo, futbolli ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë

Duka në Samitin e Diasporës: Kombëtarja bashkon shqiptarët kudo, futbolli ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit frrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 Nëntor 2026

07:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com